Pas kampionatit të fëmijëve, sot dhe nesër garojnë të Rriturit në pishinën 25m “Te Stela”. Flasin për “Telegraf” Presidenti i FSHN-së dhe trajnerë.
Agron KAJA

E nisët vitin sportiv 2025 me Kampionatin Kombëtar të fëmijëve në pishinë 25 m. Po Kampionatin e të Rriturve si e prisni?
Natyrisht që edhe këtë kampionat, ne si federatë (FSHN) e presim me interes, pasi kemi bërë të gjitha përgatitjet tona që gjithçka të shkojë mirë. Janë marrë masa për ekipet pjesëmarrëse, njëherësh edhe për gjëndjen e pishinës.
Sa ndryshim ka zhvillimi i një kampionati kombëtar për fëmijë, me këtë për të rritur?
Ndryshimi është vetëm në numrin e garuesve. Sepse te fëmijët janë shumë garues, dhe për një grupmoshë përsëriten garat duke e shtuar kohën e garimeve. Kjo është bërë pjesë e punës sonë, ndërkohë që sot në këtë kampionat është më i lehtë garimi.
Në vitin e kaluar kishte pjesmarrje të lartë dhe disa rekorde kombëtare, e prisni edhe këtë vit?
Jo vetëm si Presidenti i FSHN-së, por edhe si një ish-notar elite, unë jam i “dashuruar” me thyerjen e rekordeve kombëtare. Në çdo veprimtari kam inkurajuar që ato të jenë pjesë e synimeve në garë. Që do të thyhen rekorde, këtë unë nuk e diskutoj.
Mendoni se do keni më shumë sukses në rezultate, në rekodet kombëtare, apo në pjesëmarrje?
Në të tre këta tregues besoj se do të ketë rritje. Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë dhe me shumë ekipe, rezultatet do jenë në nivele më të larta nga viti i kaluar, dhe për pasojë edhe rekordet do jenë të tillë. Të tre treguesit them se do jenë paralel mes tyre.
Nga informacionet që ju si FSHN keni, cilët ekipe apo individë mendoni se do bëjnë diferencën në këtë kampionat?
Si përgjigje unë do ju thoja se të gjithë ata që do marrin pjesë në këto gara janë për t’u veçuar. Vetëm pishina do ta tregojë se cilët individë apo ekipe do kenë bërë përgatitje më të mira dhe do arrijnë rezultate të larta. Të flasë pishina.
Pas këtij kampionati mbyllet stina dimërore! Si e keni menduar ecurinë e veprimtarive të vitit 2025?
Ne si federatë (FSHN), çdo veprimtari e përgatisim me seriozitetin e profesionalitetin më të lartë. Nga Sekretarja e federatës (Suela Haxhiaj) kam marrë konfirmimin se edhe për këtë kampionat çdo gjë është gati për nesër (sot).
Sipas traditës, cili është urimi juaj për garat e këtij kampionati?
Urimi im është tradicional si në çdo veprimtari tjetër. Uroj që të zhvillohen gara të mbara dhe të bukura, me rivalitet, dhe mos harrojnë të thyejnë rekorde kombëtare. Shumë suksese të gjithëve: Notarë-Trajnerë-Drejtues-Gjyqtarë!
Libri I Artë
Historia e kampionatit të Notit në pishinën 25 m “Te Stela”, nga viti 2013 e deri më sot, fitues ka qënë ekipi “Te Stela”, si për meshkuj e femra, por edhe si ekip. Fitoret kanë qënë me diferenca të mëdha nga ekipet e tjera garues në kampionat.
Viti 2024
Në garat e Kampionatit Kombëtar të Fëmijëve në pishinën 25 m në vitin e kaluar, ekipi “Te Stela” fitoi ndjeshëm. Në këtë vit garuan rreth 150 notarë meshkuj e femra, ku 48 prej tyre ishin të Akademisë së Notit “Te Stela”, të gjithë fitues.
Programi i garave
Garat do të zhvillohen sipas programit, ditën e shtunë dhe të dielë, 26 dhe 27 prill 2025 në pishinën 25 m “Te Stela”. Paradite garat fillojnë në ora 10:00 (nxemja 09:00-09:50), dhe pasdite garat fillojnë në ora 16:00 (nxemja 15:00-15:50).
RREGULLORJA
Kampionati Kombëtar i Notit, të Rinj dhe të Rritur
Veprimtaria sportive Kampionati Kombëtar i Notit për të Rinj dhe të Rritur, i rezervohet notarëve të teseruar të ekipeve të federuar në Federatën Shqiptare të Notit (FSHN). Veprimtaria zhvillohet tek Pishina e mbyllur 25 m, 6 korsi, Kompleksi “Te Stela”, sot dhe nesër, 26 dhe 27 prill 2025. Garat e parashikuara që do të zhvillohen do të jenë sipas programit, do zhvillohen në bateri që do të formohen në bazë të kohës së rregjistrimit. Një notar ka të drejtë të marrë pjesë deri në 4 gara individuale dhe 5 stafeta, ndërsa një ekip mund të regjistrojë deri në 3 notarë në një garë. Kategoritë garuese janë: Të Rinj dhe të Reja deri 2007-2009; Të Rritura 2006 e më të mëdhenj dhe 2008 e me të mëdha. Notarët do të vlerësohen për klasifikimin individual duke u bazuar në pikëzimin: 8 pikë vëndi i parë, 6 pikë vëndi i dytë, 4 pikë vëndi i tretë, 3 pikë vëndi i katërt, 2 pikë vëndi i pestë dhe 1 pikë vëndi i gjashtë. Për stafetat, dyfishi i pikëve.
Tomor Dano (Vlora Not)
Jemi me synime për rezultate të mira
Trajneri i ekipit të Vlora Not, ish-kampioni dhe rekordmeni Tomor Dano, tregoi dje për gazetën “Telegraf” se është punuar mirë me ekipin për Kampionatin Kombëtar të të Rriturve. Seriozitetin e shton edhe pjesëmarrja në këto gara, ku trajneri Dano tregon se, edhe pse atje ekipi i drejtuar prej tij do të garojë me 4 notarë, synimet e tyre janë për rezultate të mira. “ Kampionatin Kombëtar për të Rritur e të Rinj ne e presim me shumë emocion. Jo vetëm se është një veprimtari ku do shohim gjithçka që kemi bërë në përgatitjet tona, por edhe për t’i shprehur vlerat e notarëve tanë në pishinë. Katër notarë do hedhim në pishinë në këtë kampionat, dhe prej tyre pres rezultate të mira”, kështu tregoi dje trajneri Tomor Dano i Vlora Not, i cili nga notari Arlind Liçaj pret më shumë sukses. “Nga ana jonë është bërë përgatitje e mirë, por me të rinjtë syojmë që Arlind Liçaj në garat Stil i Lirë 50 m dhe 200 m të arrijë rezultate të mira. Për një rekord kombëtar të tij, edhe e mendoj. Gjithsesi, rëndësi ka pjesëmarrja jonë dinjitoze”.
Arjan Fetishaj (Tirana)
Tirana do garojë me kampionë e rekordmenë
Trajneri Arjan Fetishaj u shpreh dje për gazetën “Telegraf” se kushtet e dobëta stërvitore nuk e kanë ulur moralin e besimin për rezultate të larta. “Ka qënë një peridhë përgatitore e ngarkuar për ne, pasi jo vetëm stina e dimrit, por edhe kushtet stërvitore e kanë rritur ngarkesën, sepse pishina dimërore “Nobel” është mbyllur. Të gjithë notarët me të cilët ne do marrim pjesë nesër (sot) në Kampionatin Kombëtar për të Rritur, janë notarë që edhe në gara të tjera kanë treguar vlera garimi, dhe njëherësh kanë arritur rezultate të mira, njëherësh kanë thyer edhe rekorde kombëtare. Tirana merr pjesë në këtë Kampionat Kombëtar me 25 notarë, 18 meshkuj dhe 7 femra”, kështu vjen trajneri i Tiranës në kampionat. Por përpos vështirësive përgatitore, ai tregon se Tirana do prezantohet në të gjitha disiplinat dhe me kampionë e rekordmenë. “Ka qënë një periudhë e vështirë ky fillimviti për Tiranën, pasi puna në grup na e ka bërë të vështirë në proceset stërvitore. Por pavarësisht anës stërvitore, Tirana do prezantohet në të gjitha displinat dhe me shumë kampionë e rekordmenë”.
SYNIMI/ Trajneri mikpritës i Kampionatit, Eduart Cane, është optimist për fitoren e të gjitha trofeve
Edhe këtë vit, Te Stela ka objektiv vëndin e parë
Kampionati Kombëtar
Të Rinj dhe të Rritur
Zhvillimi i Garave
Dita e parë/Paradite
26 prill 2025
400 m Miks M
400 m Miks F
200 m Bretkosë M
200 m Bretkosë F
400 m Stil i Lirë M
400 m Stil i Lirë F
200 m Delfin M
200 m Delfin F
100 m Shpinë M
100 m Shpinë F
4X50m Stil i Lirë M
4X50m Stil i Lirë F
Dita e parë/Pasdite
26 prill 2025
50 m Delfin M
50 m Delfin F
200 m Shpinë M
200 m Shpinë F
1500 m Stil i Lirë M
1500 m Stil i Lirë F
100 m Stil i Lirë M
100 m Stil i Lirë F
50 m Bretkocë M
50 m Bretkocë F
4X100 m St.Miks M
4X100 m St. Miks F
Mjeshtri i Madh Sadik Mema: Kampionat rekordesh!
“Me përgatitjet që janë bërë me këto grup mosha nga trajneri Eduart Cane, jam i bindur se edhe në këtë kampionat, ekipet dhe notarët e Akademisë “Te Stela” do jeni fituesit në të gjitha garat. Do jetë një kampionat me rekorde kombëtare ku “Te Stela” do tregojë nivel të lartë garimi, vlerësim e përkushtim në çdo garë”.
Agron KAJA
Në pishinën e Resortit “Te Stela”, në këtë të shtunë (sot) do startojë veprimtaria kombëtare në sportin e Notit, Kampionatin Kombëtar për të Rritur dhe të Rinj, Meshkuj-Femra. Në pishinën dimërore 25 metra, në vitet e fundit këtë veprimtari thuajse e kanë “pushtuar” notarët dhe notaret e ekipit “Te Stela”, fakt të cilin e pohon për gazetën “Telegraf” edhe trajneri i këtij ekipi, Eduart Cane. Ai tregon mes të tjerave se edhe këtë vit, notarët dhe ekipet e “Te Stela” kanë objektiv vëndin e parë dhe të gjitha kupat e këtij kampionati. “Për kampionatin Kombëtar që zhvillohet nesër (sot) në pishinën tonë “Te Stela”, ne do të marrim pjesë me 47 notarë, një numur që mund të ishte edhe më i madh. Nga këta, 34 janë Meshkuj dhe 13 Femra, dhe me të gjithë jemi stërvitur shumë mirë, pa asnjë problematikë. Për këto gara ekipi ynë është i plotë dhe i gatshëm që ta fitojmë kampionatin”, kështu e nisi dje bisedën trajneri kampion Eduart Cane, i cili më pas u ndal edhe te emra të veçantë të notarëve ku pretendohet më shumë, për kampionë dhe rekordmenë. “Në këtë kampionat, jam i sigurt se notarët e “Te Stela” do të thyejnë rekorde disa kombëtare, të cilët na munguan në kampionatin e Fëmijëve dy javë më parë. Në formë shumë të mirë sportive, në ekipin tonë aktualisht kemi notaren kampione Luna Djarmati dhe Eljo Skënderi, tek të cilët rezultatet e larta dhe rekordet them se nuk do të mungojnë. Por edhe nga Dion Daja e Vivien Xhemollari, në këtë veprimtari presim se do ketë përmirësime. Ndërsa tek të Rejat, është Arla Dëmrishi, që presim përmirësime dhe rekode, si edhe nga Daiel Danja që është një notar me potencial për rezultate të larta. Ndërsa këtu veçoj notarin Klint Hoxha, i ri dhe me perspektivë”. Dhe për këtë kampionat, trajneri Cane u shpreh se nuk ka ndryshuar objektiv për të fituar gjithçka. “Kampionati Kombëtar për të Rinj dhe të Rritur zhvillohet në pishinën tonë, dhe ky është një faktor që ne jemi të përgatitur për fitore të shumëfishtë të kampionatit. Edhe në vitin e kaluar, ekipet e Akademisë së Notit “Te Stela” ishin fitues të Kampionatit Kombëtar, edhe me rekorde kombëtare”, kështu u shpreh dje trajneri i ekipeve “Te Stela”, Eduart Cane. Dje, FSHN-ja dhe trajneri Sadik Mema i dhanë dorën e fundit përgatitjes së ambienteve dhe gjëndjes së pishinës.
Kampionati Kombëtar
Të Rinj dhe të Rritur
Zhvillimi i Garave
Dita e parë/Paradite
27 prill 2025
200 m Katërnotim M
200 m Katërnotim F
50 m Stil i Lirë M
50 m Stil i Lirë F
800 m Stil i Lirë M
800 m Stil i Lirë F
100 m Bretkocë M
100 m Bretkocë F
100 m Delfin M
100 m Delfin F
St.4X100m St.Lirë M
St.4X100m St.Lirë F
Dita e dytë/Pasdite
27 prill 2025
St. 4X50 m Miks M
St. 4X50 m Miks F
50 m Shpinë M
50 m Shpinë F
100m Katërnotim M
100m Katërnotim F
200 m Stil i Lirë M
200 m Stil i Lirë F
St. 4X200 m Lirë M
St. 4X200 m Lirë F