Gleison Bremer dhe Nikola Milenkoviç janë emrat e parë në listën e zikaltërve për mbrojtjen këtë merkato, por Interi tani i ka vënë syrin një tjetër lojtari.
Mario Hermoso, qendërmbrojtësi i Atletiko Madridit ka fituar vëmendjen e Simone Inzagit dhe drejtuesve për pasojë të aftësisë që ka treguar për t’u përshtatur si në skemën me tre dhe në atë me katër mbrojtës.
27-vjeçari spanjoll ka edhe dy vite kontratë me skuadrën e Simeones, por nuk është në planet e tij dhe po kërkon një klub të ri për të vazhduar karrierën dhe Interi është një opsion interesant për të edhe pse nuk mungon interesi i Sevijes, që prej kohësh po ndjek situatën e Hermosos.