Nga Empoli i Nedim Bajramit tek Espanjoli i Keidi Bares. Mësoni skuadrat që bien dhe ngjiten në 5 kampionatet kryesore të Europës

176
Sigal

Teksa kanë mbetur vetëm disa javë nga përfundimi i ciklit sezonal në të gjitha kampionatet e futbollit, renditjen kanë marrë formë dhe po zbulohet dita ditës ekipet që do të bien nga kategoritë dhe ato që do të ngjiten një kategori më sipër.

Në Premier Ligë skuadra që kanë zyrtarizuar rënien janë Shefild Junajtid, ndërsa pritet të bjerë dhe Fulhemi me Uest Bromin, por matematika i lejon ende të shpresojnë teksa shanset janë të pakta. Në Premier Ligë kanë zyrtarizuar ngjitjen Noruiçi dhe Uatfordi ndërsa katër ekipet do të luajnë në fazën “play-off” për një vend të vetëm në ligën prestigjioze angleze.

Në Itali, Krotone ka rënë zyrtarisht, ndërsa Parma i ka humbur shpresat totalisht pasi ndodhet 10 pikë larg zonës së ftohtë. Janë tre skuadra që do të luftojnë deri në fund për të siguruar biletën e qëndrimit në Serinë A, Benevento, Kaljari dhe Torino. Ndërkohë që në Serinë A pritet të ngjitet Empoli i Nedim Bajramit, teksa Leçe, Salernitana dhe Monza do të luftojnë ashpër për tu ngjitur një kategori më sipër.

Në Gjermani, Shalke ka rënë zyrtarisht ndërsa Herta e Berlinit, Këlni, Armini Bielefeld dhe Verder Bremeni i Rashicës do të luftojnë deri në fund. Ndërkohë që sipër do të ngjiten Bohumi dhe Gredhër Furthi ndërsa Hamburgu do të kapë zonën e “play-off”.

Në Spanjë lufta për rënien nga kategoria mbetet e hapur, teksa Eibar, Elçe dhe Hueska ndodhen vetëm 5 pikë larg nga zona e kuqe. Ndërkohë një kategori më sipër do të ngjitet Espanjoli i Keidi Bare dhe Majorka, teksa gara për vendin e mbetur për në La Liga mbetet e hapur mes 4 skuadrave.

Në Ligën e parë franceze Dijoni i mesfushorit Besart Celina ka zyrtarizuar rënien një kategori më poshtë ndërsa gara për 2 skuadrat e tjera mbetet ende e hapur. Një kategori më sipër pritet të ngjitet Trojes dhe Klermon, ndërsa 4 skuadra 3 skuadra do të luajnë në zonën “play-off”.