Nesër vizitat mjekësore, Mauro Icardi gati të firmosë me skuadrën e re

130
Sigal

Mauro Icardi është gati të largohet nga PSG. Sulmuesi i njohur nuk është në planet e PSG-së dhe divorci mes palëve shihet si zgjidhja më e mirë e mundshme.

SportMediaset shkruan se argjentinasi po fluturon për në Stamboll, ku do të kryejë vizitat mjekësore me Galatasaray. Sa i përket shifrave të transferimit, bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje për 25 milionë euro.

Icardi qëndroi 3 vite në Paris, teksa më parë ka luajtur për zikaltërit e Interit për disa sezone.