INTERVISTA/ Ish-portieri dhe kapiteni i Elbasanit, Muharrem Dosti, tregon se si e shikon Superioren pa “Final 4”
Agron KAJA

Jemi në mesin e ndeshjeve të “Final 4”, si e përshkruani atmosferën mes skuadrave pjesëmarrëse?
Me rezultatet e ndeshjeve të para në “Final 4”, unë medoj se për titullin, situata po vështirësohet, si pë për Vllazninë, ashtu edhe për AF Elbasanin. Tashmë janë bërë tre rivalë, pa e menduar Dinamon. Kjo javë do ta ndajë gjithçka për titullin.
Si ish i Elbasanit lojtar dhe trajner, si e përshkruan 90 minutëshin humbës me Egnatian?
Egnatia ka një grup të konsoliduar dhe luajti pa emocion, ndërsa AF Elbasani ishte në presion dhe këtu mendoj se gaboi. Aktualisht, Egnatia mbetet ekipi më i përgatitur, por nuk duhet të ndodhte që AF Elbasani të humbiste me atë rezultat.
Sa vlerë kanë këto ndeshje kur pjesa më e madhe e skuadrave ka mbyllur sezonin?
Unë mendoj se në këto kushte, “Final 4” është një aktivitet i fundit i sezonit, ku përplasen me njërio-tjetrin vetëm katër ekipet më të forta. Por jam i mendimit se duhet ndryshuar skuaktura, me 12 ekipe dhe me tre faza të rregullta.
Si e mendoni këtë garë me 6 ndeshje dhe 540 minuta lojë, mes të cilave zgjidhet titulli kampion i Superiores?
Kjo do jetë një garë e hapur për titullin, deri në ndeshjet e fundit. Katër ekipet e kanë merituar që janë këtu, por edhe i kanë bërë llogaritë e tyre për mbajtjen e ekuilibrit. Nuk e zgjidh kondicioni fizik, por vetëm pjesa takitike dhe psikologjike.
Edhe katër ndeshje të tjera që ti jepet fund odisesë së titullit kampion, çfarë mund të presim ndryshe?
Mendoj se do ketë ndryshim që në ndeshjet e dyta, sepse tek ne nuk është asgjë e sigurt në futboll. Unë ndryshimin e pres te ndeshja Egnatia-Vllaznia, duke menduar se AF Elbasani do ta fitojë ndeshjen me Dinamon. Kjo besoj do ndodhë.
Të shtunën ndeshen shkodranët humbës në ndeshjen e parë me rrogozhinasit fitues, si e parashikoni?
Kjo do jetë ndeshja kyçe e kësaj jave në këtë “Final 4”. Sepse nga këtu mendoj që do të nisë shkëputja e një skuadre për titullin kampion. Por i qëndroj mendimit se futbolli ynë është i paparashikueshëm, dhe mund të presim një rezultat ndryshe.
Po ndeshjen tjetër, AF Elbasani-Dinamo City, e mendoni si 90 minutëshin vendimtar për elbasansit drejt titullit?
E përmënda më sipër se, AF Elbasani duhet ta fitojë ndeshjen me Dinamon. Ka ardhur momenti i duhur për këtë skuadër, por edhe për faktin se Dinamo e ka fituar një trofe të këtij sezoni. Ndaj besoj se duhet ta fitojmë doemos këtë sfidë.
Në ndeshjet e dyta këtë fundjavë, sa mund të kenë ndikim rezultatet e sfidave të para në “Final 4”?
Besoj se nga ana psikologjike edhe mund të kenë. Prandaj u shpreha më sipër që, gjatë këtyre ditëve trajnerët duhet të punojnë për anën taktike dhe atë pskiologjike me ekipet e tyre. Kështu shmangen emocionet e ndeshjeve të para.
Edhe pse do luhen edhe dy ndeshje, ju si e mendoni renditjen përfundimtare të zonës “Final 4” të këtij sezoni?
Unë mendoj dhe besoj se, në vëndin e parë do jetë AF Elbasani, duke besuar te fitorja me Dinamo City. Ndërsa Vllaznia do renditet në vëndin e dytë, Egnatian e shikoj në vëndin e tretë dhe Dinamon në vëndin e fundit. Ky është parashkimi im.
Displina dënon AF Elbasanin me 1 mln lekë gjobë
Komisioni Disiplinës në FSHF, dje ka goditur edhe sjelljen e tifozërisë së AF Elbasanit në humbjen me Dinamon. “AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë”.

Sinani ndez sfidën: E fortë, por fiton Vllaznia
Sot në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”, Vllaznia dhe Egnatia do të përballen në sfidën e dytë “Final 4”. Në prag të këtij dueli, dje ka folur edhe drejtori sportiv i shkodranëve, Vioresin Sinani, i cili ndeshjen me Egnatian e mendon fitore. “është sfidë e vështirë”, sepse Egnatia mbetet një ekip, që meriton respekt. Por ne jemi për rezultatin pozitiv që do na ndihmojë të shkojmë në rrugën tonë drejt titullit. Sfida është mjaft e fortë, por në fund do fitojmë ne”.
ABISSNET SUPERIORE
SEZONI 2025-2026
NDESHJET E “FINAL 4”
Takimet e para
E shtunë, 16 maj 2026
Vllaznia-Dinamo C 0-2
E dielë, 17 maj 2026
AF Elbasani –Egnatia 0-4
Takimet e dyta
E shtunë, 23 maj 2026
Vllaznia-Egnatia 19:00
E dielë, 24 maj 2026
AF Elbasani -Dinamo C 19:00
Takimet e treta
E dielë, 31 maj 2026
Egnatia-Dinamo C 19:00
(Luhet në “Elbasan Arena”)
Vllaznia-AF Elbasani 19:00
(Luhet në “Air Albania”)
RENDITJA E “FINAL 4”
Skuadrat Nd P
1.Egnatia 1 31
2.Vllaznia 1 31
3.AF Elbasani 1 31
4.Dinamo City 1 27
RENDITJA NË KAMPIONAT
Skuadrat Nd P
1.Vllaznia 36 63
2.AF Elbasani 36 62
3.Egnatia 36 57
4.Dinamo City 36 49
———————————–
5.Partizani 36 48
6.Tirana 36 44
7.Vora 36 42
———————————–
8.Teuta 36 42
———————————–
9.Bylis 36 41
10.Flamurtari 36 36
Paradoksi brenda garës, ndryshim për ndeshjet e treta!
Sot dhe nesër do luhen ndeshjet e dyta të “Final 4”, por në mesin e garës FSHF-ja dhe Komisioni i Ligave e Garave në FSHF informoi zyrtarisht një ndryshim.
Kështu, nëse titulli do të mbetet për t’u vendosur vetëm mes Vllaznisë dhe AF Elbasanit, asgjë nuk do ndryshojë. Në të kundërt, Egnatia-Dinamo City do të zhvendoset në “Elbasan Arena” më 31 maj. Pra, gjithçka do të varet nga ndeshjet e dyta që do të luhen të shtunën dhe të dielën në stadiumin “Air Albania”. Ditën e shtunë Vllaznia-Egnatia, dhe të dielën luhet sfida AF Elbasani-Dinamo City, të dyja nisin në ora 19:00. Në ndeshjet e para, Egnatia dhe Dinamo janë dy skuadrat fituese, ndaj në ndeshjet e dyta pritet të zbardhet më shumë renditja.



















