Fitoi Topin e Artë, Ronaldinho për Messin: Vëllai im, edhe një herë më i miri në botë

39
Sigal

Leo Messi fitoi “Topin e Artë” për herë të 8 në karrierën e tij të jashtëzakonshme futbollistike. Ronaldinho, një tjetër legjendë e Barcelona që ndau fushën me Messin kur argjentinasi filloi të luante për katalanasit, ishte i lumtur që ylli argjentinas mori përsëri këtë çmim individual.

Ronaldinho, braziliani i cili ka dhënë asistimin për golin e parë të Messit me fanellën e Barcelonës, e ka uruar argjentinasin për këtë sukses të jashtëzakonshëm. “Urime Leo Messi, edhe një herë më i miri në botë!! Shumë i lumtur për ty vëllai im, përqafim i madh!”

Në vitin 2005, Ronaldinho ishte fituesi i “Topit të Artë”, duke lënë pas Frank Lampard dhe Steven Gerrard.