Zjarri në Panaja të Vlorës, flakët e favorizuara nga era përhapen me shpejtësi drejt ullishteve, ndërhyrja e vështirë nga terreni

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e një zjarri të fuqishëm në zonën e fshatit Panaja, në qarkun Vlorë.

Sipas raportimeve, flakët po djegin bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa zjarri po përparon me shpejtësi në drejtim të kodrave dhe sipërfaqeve me ullishte, duke krijuar një situatë shqetësuese për zonën.

NOA

Burime nga terreni bëjnë me dije se ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vështirësohet ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë për t’u aksesuar.

Ekipet po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit me mjete rrethanore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, era e fortë po vijon të përshpejtojë përhapjen e zjarrit, duke rritur rrezikun për përfshirjen e sipërfaqeve të tjera me bimësi dhe kultura bujqësore, kryesisht ullinj.