Moisi Dalipi: “Skënderbeu” ka filluar të zbresë nga kali

472
Sigal

Nga Moisi Dalipi:

Këto ditë,  pas   shumë  kohë  e pritje, klubi i  futbollit  të  “Skënderbeut” dhe opinioni sportiv shqiptar,  e ka marrë  dhe p ë rgjigjen e fundit,  ose e thënë ndryshe, nga një organ i pushtetshëm dhe  për futbollin, siç është Gjykata Federale e Zvicrës. Pa hyrë në shumë hollësira të çështjeve gjyqësore,  vendimi i dhënë nga kjo gjykatë  që në 20 Korrik 2020,  ka lënë në  fuqi vendimin e marrë   nga KAS, më  12 Korrik 2019,  ku klubi futbollit  “Skënderbeu”,  dënohet  nga  UEFA  me 10- vjet  të mos marr pjesë në kompeticionet evropiane, si dhe të gjobitet me 1 milonë  euro. Por kësaj fature i shtohen dhe  plot 65 mijë  franga ose 75 milonë  lekë të vjetër.  Pra, një  ndëshkim dhe dënim shembullor si pak kush tjetër në futbollin evropian dhe atë botëror. Më parë  po kjo gjykatë kishte bërë shembull,  po për trukime të ndeshjeve ekipin maqedonas  “Pobeda”, duke e  dënuar me këto sanksione për  8- vjet  dhe me përjashtime  nga futbolli,  të lojtarëve  dhe drejtuesëve  të  klubit. Siç shikohet,  goditja që ka marrë   klubi ynë i futbollit  “Skënderbeu”,  është  shokuese dhe tepër e rëndë edhe pse drejtuesit e tij,  pasi kanë ndjekur për tre vjet të gjitha  shkallët e gjyqësorit për kërkuar të drejtën, të cilën nuk e ka gjetur në asnjë rast,   tashmë  së fundi  deklarojnë   se edhe këtë vendim do ta  apelojnë  në Gjykatën e të   Drejtave të Njeriut .  N ë  plan të parë,  mund të thuash se  është e drejtë e tyre të apelojnë  dhe kërkojnë  të drejtën e tyre,  në kushtet kur nuk e pranojnë  se kanë trukuar ndeshje, por duhet pranuar se pak kush beson tashmë që  kjo e drejtë  që ata kërkojnë të vijë një ditë. Dhe ky  mos besim nuk  lidhet aspak  se jemi  të pushtuar nga ndonjë dëshirë e fshehur, se duhet t’i ndodh ë  kështu  klubit të futbolit korçar  “Skënderbeut” , por  vetë vendimi  dhënë  në materialin  e  fundit prej 21 faqeve të  kësaj Gjykate Federale,  nuk lihet asnjë shteg  dhe mundësi ligjore të ndodh ë  ndryshe. Gjith ësesi,   s’mbeten gjë tjetër vetëm që  të shpresojmë  tek ajo  shprehja e vjetër  popullore kur thotë: “E drejta vonon, por nuk harron”. Por  faktet reja që ka sjellë   në  vendimin e saj  ky institucion  ligjzbatues  duket se rëndojnë  akuzën e bërë  ndaj klubit korçar, kur ka zbardhur katër  ndeshjet  dhe  20  “anonimët” që kanë fundosur keq  klubin korçar . Dhe janë dy ndeshje për  Ligën e Kampioneve  dhe po dy ndeshje të tjera të Ligës Evropiane  këto që djegin shumë në dosjen e U.E.F.A –së  , të hartuara nga raportet  në  kuadër të BFDS ( Sistemit te Detektimit të Mashtrimit të Basteve). Dhe ndeshjet janë:1.Ndeshja e Ligës Kampioneve më  21.07.2015 “Skënderbeu”  2-3 F.C “Krusanders”.2.  Ndeshja e Ligës Kampioneve më  25.08.2015 “Skënderbeu”  1-4  N.K. “Dinamo Zagreb” . 3 Ndeshja e Ligës Evropës  më  22 .10.2015 “Skënderbeu” 1-5  “Sportig-Lisbona”.  4 .Ndeshja e Ligës Evropës më  10.12.2015,  “Skënderbeu” 0 -3  “Lokomotiva” e Moskës. Kaq ka mjaftuar që   më 29 mars  2018, Organi Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës  në U.E.F.A, mbështetur në raportet e inspektorëve, si dhe në vendimet nga  organi apelit në U.E,F.A  dhe  Gjykata Arbitrazhit  Sportiv  arrin në përfundimin se  në kuadër të rregulloreve të U.E,F.A , se klubi korçar  ngarkohej me përgjegjësi  për këto veprime të lojtarëve, trajnerëve  dhe  drejtuesëve të tij. Pra e  thënë më qartë,  të gjithë baltosen nga ky raport , ku janë bazuar dhënia e vendimit që   vazhdon të rezistojë fortë në çdo shkallë apelimi të tij . Pas kësaj eksopozeje  disi të gjatë , por pak të domodoshme për t’u kuptuar mirë se për çfarë akuzohet konkretisht  “Skënderbeu”  dhe cilat janë fazat ligjore që po kalon apelimi ndëshkimit të  dhënë,  nuk është vështirë të arrish në një përfundim që do thotë se:  Një  prej klubeve tanë  më  të   mirë   të futbollit siç është  “Skenderbeu”  Korçës i krijuar  95- vjet më parë  në vitin 1925, pasi disa shoqata futbolli  në qytetin e serenatave  sollën futbollin  në këtë qytet po merr  një godtitje të rëndë që pak kush beson  se do  ringrihet persëri në ato nivele që  e kemi parë në ato nivele në futbollin shqiptar . Të gjithë këto duan të thonë se :“Skënderbeu  do zbresë   nga kali”. Në këtë klimë aspak  modeste  të këtyre,  ku  lojtarët titullarë   që mbyllën  sezonin e kaluar  në vendin e katërt  me  58 pikë, si Kolici,  Dita , Bregu , Jashanica , Pëllumbi , Elezi , Krasniqi e të tjerë së bashku me  trajnerin  Daja  kanë nisur boshatisjen e plotë të ekipit, presidenti Takaj,  ka  gjetur  fjalët se: “Nuk do të largohem nga Korça, nga futbolli dhe tifozët e saj”.  I parë pak ndryshe problem,  vërtetë është për të ardhur keq, që ndodh kështu me këtë klub plot  histori dhe suksese në futboll. Janë 8 tituj kampion kombëtar të  fituar  në  nivelin më të  lartë  të  futbollit  shqiptar , që është Kategoria Superiore. Por janë dhe 3 tituj të tjerë , po kampion të fituar në nivelin e dytë të futbollit tonë , në Kategorin e Parë . E pra sukseset e “Skënderbeut”  kanë nisur që në vitin 1933,  kur Marjani  me shokë sillte trofeun e  titullit parë kampion në qytetin e tij . Në vitet 1970-1980,  “Skënderbeu” i  Pilikës , Dinellës, Vasos, Shules, Xhambazit,  Dembos , Toshit, Kacit  dhe vëlleëreve Kërcic,   do shkuanin një histori ndryshe  duke e sjellë   skuadrën  korçare deri tek  vendi  nënkampionit. Dhe shtatë herë të tjera do përsëritej ky titull kampion  në Korçën e futbollit të rilindur në vitet 2011, 2012 , 2013,  2014 , 2015  dhe 2016.  Vetëm pak frymëmarrje  për  një sezon  atë të vitit  2016-2017,  ku janë nënkampion për herë të tretë në  historin ë  e klubit dhe në sezonin 2017 -2018,  rikthehen përsëri në podin e kampionit  të Superiores . Por jo vetëm kaq . Një herë ,  ka fituar Kupa e Shqipërisë në vitin 2018,  në atë finale dramatike të fituar me rezultatin 1-0  ndaj Laçit , por dhe  3 Superkupa  të  Shqipërisë të fituara në vitet  2013, 2014 dhe 2018.  Dhe këtu kanë pjesën e punës tyre futbollistë të tillë të nivelit lartë si Shkëmbi , Shehi, Olanika, Osmani, Radas , Xhafaj, Plaku, Arapi,Vangejli,  Mici , Lilaj , Nimanga , Abazi , Dita ,Gripshi, Bregu  dhe shumë e shumë të tjerë  me rradhë,  që  me mundin dhe djersën e tyre,  e ngjitën skuadrën  korçare në nivele të pa imagjinueshme në parë. Por dhe trajnerët Shkëlqim Muça , Shpëtim  Duro, Stanislav Lev, Mirel  Josa  dhe Ilir Daja,  kanë  pjesën e suksesit tyre në këtë zhvillim të  futbolit  korçar . Tifozët “Ujqërit e dëborës “ ishin një asset i shtuar i qytetit në çdo ndeshje  futbolli që zhvillohej në qytetin e tyre. Gjithësesi , duke qëndruar tek shifrat dhe faktet  që përbënjë  atë që shpesh e quajnë  sukses rezulton se,  në ato vite kur skuadra nuk  është lauruar me trofe,  ajo ka qënë pjesë e më të mirëve të futbollit shqiptar . Kështu  në sezonin 2016-2017,   është renditur e  3 –ta klasifikim , në sezonin 2018-2019  dhe 2019-2020,  është klasifikuar  e 4 –ta në renditje . Edhe këto vende në klasifikim nuk janë pak, për një skuadër për të siguruar pjesmarrjen në Ligën Evropiane. Por që  nga 13 Maji  e në vazhdim,   kur  është marr ë   vendimi  që skuadra të  mos marr ë   pjesë në edicionet  evropiane  2016-2017,  “Skënderbeu”  vetëm është gëzuar me  faktin për të luajtur futboll të bukur,  as pak kompromentues  për të prishur garën,  për të përgatitur talente  të reja dhe vetëm kaq.  Ankimimet e  vendimit parë në të gjitha instancat ligj zbatuese me shpresën  për  të ndryshuar diçka,  ndoshta kanë ushqyer  pak besim të munguar se “dënimi do zbutej diçka për  “Skënderbeun”” Kanë kaluar plotë tre sezone  me këtë shpresë, që mban “Skënderbeun” larg Evropës . Por siç duket, edhe pse  janë të pakët ata që besojnë  në një vendim  ndryshe për të ardhmen , gjasat janë që  “Skënderbeu”  ka filluar  “të zbresë  nga  kali” futbollit që ka luajtur në këtë dekadën e fundit në Kategorin ë  Superiore.