Moisi Dalipi: Portreti i bukur i Kombëtares së Kosovës

760
Sigal

Në futboll ndodh që të pranishmit në stadium të duartrokasin fortë dhe skuadrën kundërshtare edhe pse ajo mund të jetë humbëse e ndeshjes . Kështu i ka ndodhur vërtetë ekipit Kombëtar të Kosovës në ndeshjen e pesë për grupin A për eliminatoret Euro 2020, Angli –Kosovë, të zhvilluar më 10 Shtator 2019 në Stadiumin “ St. Mary’ në Southampton”. Rezultati tashmë dihet ka fituar Anglia me rezultatin 5-3 , ku gjithçka për “Tre Luanët” u vendos të pjesën e parë ku shënuan plot pesë gola. Gjithsesi kjo ndeshje do mbahet mend gjatë për shumë detaje që pak kush i gjen në ndeshjet e tjera. Kështu, kjo ndeshje i kishte të gjitha brenda saj, në atë që quhet dhe ndryshe loja e futbollit. Goli parë i shënuar i kësaj ndeshjeje u përket “Dardanëve” që kalojnë në avantazh në minutën e parë të ndeshjes, ose më saktë në sekondën e 35’ të saj, ku Valon Berisha kthen në gol atë shërbim perfekt të Vedat Muriqit. Deri tani ky gol i shënuar nga Valon Berisha është goli më i shpejtë i shënuar në kohë për të gjitha ndeshjet grupet eliminatore të Euro 2020. Kjo ndeshje prodhoi tetë gola, ku Kosova i shënonte Anglisë në fushën e saj tre gola pas plot 12 vjetëve kur Kroacia në vitin 2007 fitonte 2-3 ndaj anglezëve. Në këtë ndeshje u dhanë dy penallti , nga një për secilën skuadër. Portieri Kosovës djaloshi 21 vjetari Arjanet Muriqi e ka pritur gjuajtjen nga pika e bardhë nga Harry Kane në minutën e 19` të pjesës parë, kurse Vedat Muriqi ka shënuar për Kosovën golin e tretë me penallti në minutën e 55` të ndeshjes në portën e Pickford. Ka dhe një goditje shtylle për anglezët nga Sterling, por ka dhe karton të kuq për trajnerin e Kosovës, zviceranin 68 vjetar Bernard Challandes. Por kjo ndeshje i ka dhënë fund serisë të 15 ndeshjeve pozitive të kombëtares të Kosovës, e cila kishte që nga 9 tetor 2017, në Reikjavik, kur Kosova humbiste me Islandën me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. E thënë më qartë pas plot 700 ditëve Kosova shijon humbjen e parë nga një skuadër si Anglia e renditur e katërta në nivelin botëror që tani kryeson grupin A të këtyre eliminatoreve me 12 pikë , kurse Kosova në vendin e tretë me 8 pikë, një pikë më pak se Çekia e vendit dytë dhe duke lënë pas Malin e Zi dhe Bullgarinë. E pra, në 16 ndeshjet e zhvilluara “Dardanët” – siç është nofka zyrtare e Kombëtares së Kosovës kanë dhjetë fitore, pesë barazime dhe një humbje me. golavarashi 37 gola shënuar 16 të pësuar. Ja dhe 16 ndeshjet e zhvilluara dhe rezultatet e tyre.

Kosova – Letonia 4-3

Kosova – Madagaskar 1-0

Kosova – Burkina Faso 2-0

Kosova – Shqipëria 3-0

Azerbajxhani – Kosova 0-0

Kosova – Ishujt Faroe 2-0

Kosova – Malta 3-1

Ishujt Faroe – Kosova 1-1

Malta – Kosova 0-5

Kosova – Azerbajxhani 4-0

Kosova – Danimarka 2-2

Kosova – Bullgaria 1-1

Mali i Zi – Kosova 1-1

Bullgaria – Kosova 2-3

Kosova – Rep. Çeke 2-1

Angli Kosova 5-3

Por duke iu rikthyer asaj çka thamë në fillim të këtij shkrimi, se në futboll ndodh që të pranishmit në stadium të duartrokasin fort dhe skuadrën kundërshtare, edhe pse ajo mund të jetë humbëse e ndeshjes, siç i ndodhi Kosovës në ndeshjen me Anglinë mjafton të sjellim disa vlerësime pas kësaj ndeshjeje. ku shumica e mediave ndërkombëtare e kanë vlerësuar lart paraqitjen e Kosovës, duke e cilësuar të vështirë fitoren e Anglisë. “Kosova i jep Anglisë një frikë në trilerin e tetë golave”, ishte titulli i artikullit kryesor të “The Telegraph”. “Anglia mundi një ekip futbolli, që kishte bërë 15 ndeshje pa një humbje dhe duke garuar në një epërsi 5-1 në pjesën e parë. Mbrojta e Anglisë ishte e ngathët dhe e prekshme; lojtarët hoqën dorë nga 3 gola, kundër një kombëtareje të re”, raportonte “Daily Mail”. Në anën tjetër BBC shkruante: “Anglia rikuperohet nga tronditja e hershme e Kosovës për të fituar ndeshjen e tetë golave”.Kështu pra, ky ishte futbolli bukur i Kosovës dhe djemve të saj, ekipit më të ri kombëtar evropian ku Federata e saj FFK – ja është pranuar në UEFA, më 3 Maj 2016, pasi anëtarët votuan 28-24 në favor të Kosovës dhe në FIFA, më 13 Maj 2016, në Kongresin e saj të 66 –të zhvilluar në Meksikë si anëtari i 210 i saj ku mori 141 vota pro dhe 23 kundër. Tani për Kosovën janë dhe tre në ndeshje për të zhvilluar në grupin e saj ,dhe pikërisht me Malin e Zi, më 14 tetor 2019 në Prishtinë më 14 Nëntor 2019 me Çekinë në Pilzzen dhe e mbyll, më 17 Nëntor 2019 me Anglinë në Prishtinë. Dhe ekuipazhi bluverdhë i trajnerit Bernard Challandes. i përbërë nga A. Muriqi, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani,V. Muriqi,V.  Berisha, Muslija, Reskja, Ujkani, Bekaj, Zeneli, Rashica, Kryeziu, Paqarda, Halimi, Celina, Kulolli, Voca, Hasani, Nuhiu, Rashani, Demhasaj ka ditur ta shkruajë bukur deri tani historinë e tij, duke premtuar pse jo ndonjë surprizë të këndshme në tre ndeshjet e ardhshme në grup. Dhe rrugën e bukur dhe dëshirën e madhe për të pasur një ekip kombëtar Kosova e ka pasur shpejt, që përpara vitit 1944 ose më saktë që daton në 20 nëntorin e 1942-shit kur një ekip futbolli që përfaqësonte Kosovën do zhvillonte këtu në Tiranë ndeshjen jashtë kufijve të saj me përfaqësuesen e Tiranës. Pavarësisht çfarë rezultati prodhoi ajo ndeshje e luajtur tek ish-fusha e Shallvareve, ajo është një piketë nisje për futbollin kosovar dhe ekipin e tij përfaqësues. Ndërkohë që tre djem kosovar Neim Kryeziu dhe Mazllëm Xërxa nga Gjakova dhe Riza Lushta prej Mitrovice që në mars të 1936-s janë nga të parët që bëhen pjesë e ekipit Kombëtar të Shqipërisë. Por Kryeziu dhe Lushta janë dy nga “pionierët ” e parë që kanë promovuar futbollin shqiptar në klubet e evropiane. Kështu gjakovari Neim Kryeziu në vitet 1939-1947 luan tek Roma ku në 122 ndeshje shënon 27 gola dhe në vitet 1947-1952 tek Napoli ku në 168 ndeshje shënon 39 gola. Por në 1960 ka marr edhe drejtimin e klubit të Romës. Më e pasur, më interesante karriera jashtë vendit e Riza Lushtës që, pasi ka fituar katër tituj kampion në vitet 1934,1936,1937 dhe 1939 tek S.K Tirana ,“shtegton” më parë në Francë tek skuadrat Monpelje dhe Kanë dhe pastaj në Itali me Barin, Juventus, Napoli në Serinë A , ku në 175 ndeshje shënon 73 gola. Por për sulmuesin Lushta pjesë e biografisë tij janë dhe skuadrat italiane të Aleksandrisë, Sienës dhe Forlit. E pra, dy ikonat Kryeziu-Lushta, të dy të lindur në Kosovë ishin “ambasadorët” e parë të futbollit tonë në Itali. Mjafton të përmendin faktin që në historinë e klubit Partizani-Beogradit janë aktivizuar në periudha të ndryshme plotë shtatë djem kosovarë si Farudin Jusufi, (ka qenë dhe trajner i kësaj skuadre 1987 -1988), Zenun Brovina, Isa Sadriu, Kujtim Shala, Fadil Vokrri dhe vëllezërit Xhavit dhe Luan Prekazi. Por jo vetëm kaq. Farudin Jusufi, Fadil Vokrri dhe vëllezërit Xhavit dhe Luan Prekazi kanë veshur dhe fanellën e përfaqësueses të ish Jugosllavisë dhe ekipit të saj Olimpik në futboll. Edhe pse ka ditur të mbijetojë fort në kohë të vështira futbolli kosovar që u bë i njohur në arenën ndërkombëtare vetëm pas Majit 2016, kur u pranua si anëtare në UEFA-s dhe FIFA-s. Dhe ndeshjen e parë zyrtare e ka zhvilluar si ndeshje ndërkombëtare miqësore në Frankfurt të Gjermanisë, më 3 qershor 2016, kundër Ishujve-Faroe ku ka fituar 2-0. Gjithsesi skuadra e drejtuar nga trajnerë të tillë si Ajet Shosholli, Bylbyl Sokoli, Muharrem Sahiti, Endmond Rugova, Kujtim Shala dhe Albert Bunjaku kornizën e viteve janar: 1993- qershor 2016, ka zhvilluar plot 10 ndeshje miqësore duke filluar me tre të tilla me Shqipërinë, me Arabin Saudite, me Turqinë, me Monakon, me Qipron e Veriut, me Haitin. Por për kuptuar qartë nivelin cilësor që ka arritur me ekipin e saj të Kombëtares Kosova më mirë le të përmendim në epilog të këtij shkrimi fjalët e trajnerit të njohur gjerman, Jurgen Klopp që pas ndeshjes të fituar nga Kosova 2-1 ndaj Çekisë u shpreh: “Nëse do më pyesni, se çfarë është futbolli, ju tregoj Kosovën”. E pra kjo është dhe një arsyet e shumta, se përse është i bukur portreti ekipit Kombëtar të Kosovës.