Moisi Dalipi: Fushat e futbollit si kullotat e bagëtive

411
Sigal

Fushat shndërrohen në parcelë kullote për bagëtitë, skuadrat ankohen për gjendjen e tyr

 

Edhe pse  rastet dhe pasojat  me Covid -19  po shtohen  çdo ditë, duke sjellë jo pak panik futbolli shqiptar  si i vetmi sport  që po “mbijeton”,  i ka vendosur në rradhën e tij  respektimin e kalendarit sportiv. Kësisoj  kemi lënë pas  gjashtë javë të zhvilluara të Kategorisë Superiore dhe nga pesë javë  të Kategorisë Parë. Gjykuar pak ndryshe, zhvillimi  i garave futbollistike  në të gjitha nivelet është  dhe si  një sfidë që mund t’i bëhet Covid -19. Gjithësesi, edhe pse kemi garë, kemi ndeshje dhe rezultate dhe renditje, virusi tinzar nuk ka mbetur pa prekur dhe njerëzit e futbollit  dhe aktorët e tij. Këtë javë, rezultuan të infektuar dhe  munguan në drejtim trajneri ‘Vllaznisë’, Tomas Brdaric dhe ai i ‘Flamurtarit’, Dritan Resuli. Por  të gjithë janë  habitur  me rikthimin në krye të skuadrës të ‘Kukësit’ të trajnerit Skënder Gega, që vetem dy ditë   ndeshjes me ‘Apolloninë’,  ishte  kthyer nga kurimi  në Turqi. Një rikthim me fitore  ky, ku ekipi regjistroi  fitoren e tetë rradhazi, me atë 1 me 0 ndaj fierakëve. Por përtej këtyre detajeve, ajo që bën përshtypje në të dy nivelet e kampionateve është dhe gjendja e keqe e fushave të futbollit ku zhvillohen ndeshjet. Duke kërkuar të futemi  në  ambietin  sportiv të garës le të  flasim me rradhë për rezultatet, renditjen dhe  gjendjen e fushave.

Superiorja, gjashtë  gola në pesë  ndeshje

Java e   gjashtë e Kategorisë Superiore  i zhvilloi ndeshjet në dy ditë, të premte dhe të shtunë. Nje javë që nuk dhuroi  ndonjë  gjë të veçantë dhe që ishte shumë varfër në aspektin e shënimit  të golave. Vetëm 6 gola të shënuar në 5 ndeshje. Pak, shumë pak për një kampionat që pretendohet se ka cilësi. Dikush mund të thotë se kanë qenë në ditë të mirë mbrojtjet e skuadrave dhe jo në atë formë që duhet, janë paraqitur repartet e sulmit. Duke i marrë këto konstatime  të dyja bashkë, si pjesë e lojës të top-këmbës, mund ta themi se  të dyja bashkë këtë javë kampionati paraqitën dobësi dhe defekte. Gjithësesi, rezultatet dhe renditja  janë  si më poshtë:

               JAVA E  6 –të  KATEGORIA SUPERIORE

‘Tirana’           0-0  ‘Partizani’

‘Skënderbeu’ 1-1  ‘Laci’

(Mara 71`/ Van Dave Harmon 91`)

‘Vllaznia’         1-0  ‘Bylis’

(Imami 48` )

‘Kukësi’           1-0   ‘Apollonia’

(Eze  78`)

‘Teuta’            1-1  ‘Kastrioti’

(L.Vila  85`/ Okebugëu 83`)

 

KLASIFIKIMI  KATEGORIA SUPERIORE

  1. ‘Vllaznia’ 13  pikë
  2. ‘Partizani’ 11  pikë
  3. ‘Kastrioti’ 10 pikë
  4. ‘Kukësi’ 10 pikë
  5. ‘Laçi’ 8  pikë
  6. ‘Tetuta’ 8  pikë
  7. ‘Tirana’ 6  pikë
  8. ‘Skënderbeu’ 6 pikë
  9. ‘Bylis’ 4  pikë
  10. ‘Apollonia’ 2  pikë

 

Ndeshja “derbi” numër 158  e kryeqytetit,  ‘Tirana’ –‘Partizani’  nuk “prodhoi”  fitues.  Një barazim i thatë dhe pa gola që me sa tregoi ndeshje duket se ka kënaqur të dyja skuadrat. Me këtë barazim ‘Partizani’,  edhe pse ka  humbur  përkohësisht kryesimin, duket se ka  ruajtur  praninë  e saj në grupin e atyre që synojnë  fitimin e titullit. Nga ana tjetër, ‘Tirana’ me ketë barazim, tregoi se po i qëndron larg suksesit për të regjistruar  fitoren e parë në drejtimin e trajnerit Dede. Skuadra bardheblu këtë sezon,  deri tani po tregon se e ka të vështirë të  qëndrojë në grupin e më të mirëve për të ruajtur nderin e kampionëve në fuqi. Rezultati  0-0  në këtë  ndeshje ishte thjesht jubilar si shifër, sepse u regjisrua kështu barazimi  numër 50 në 158 ndeshjet derbi  ‘Tirana’ –‘Partizani’  të zhvilluar deri tani. ‘Skënderbeu’ 1-1 ‘Laçi’! Një ndeshje që gjeti si  rezultat të pranuar nga të dyja skuadrat këtë barazim, duke ndarë pikët të  dyja skuadrat. Golit të bukur të shënuar nga vendasit nga Mara në minutën e 71`, i është përgjigjur në limitet e fundit të ndeshjes, sulmuesi miqve Van –Dave Harmon. ‘Vllaznia’  fiton bukur dhe me shumë vlera në ndeshjen me ‘Bylisin’. Dhe ka qenë mbrojtësi Imami që iu ka  dhënë “leksion” shokëve të skuadrës me atë gol të shënuar në minutën e 48` të ndeshjes. Një gol me vlerën e tre  pikëve dhe rikthimin në  krye të klasifikimit, duke  iu rikujtuar të  gjithëve se kjo ‘Vllaznia’ e këtij sezoni, do jetë supriza e këndëshme e futbollit shqiptar në shumë drejtime. Ndërkohë, ‘Bylis’, ndryshe nga sezoni kaluar, po përjeton një krizë që ndryshe mund t’i kushtojë   me verdiktet që ruan kampionati në fundin e tij.  ‘Kukësi’ trajnerit  Skënder Gega,   fiton  dhe tre pikët të tjera, duke mos prishur serinë e fitoreve në tre javë rresht.  Fitore minimale ajo  përballël ‘Apllonisë’,  që në këtë ndeshje u dallua për lojë  të mirë, por goli Eze  në minutën e  78`, ka  larguar edhe  atë pikë që mendonin fierakët  e paambjentuar  me nivelin e  Superiores.  ‘Kukësi’ me ketë fitore shkoi në kuotën e 10 pikëve, duke  harruar atë nisje aspak  bindëse që bëri këtij kampionati. ‘Teuta’ 1-1 ‘Kastrioti’! Krutanët i marrin pikë me shume vlerë  ‘Teutës’ në fushën e saj. Në 6 javë kampionat plot  10 pikë për ‘Kastriotin’ e vendit tretë në klasifikim. Surprizë  apo  thjeshë një vlerësim i garës është ky ‘Kastriot’  i këtij sezoni që nuk e pranon  të vlerësohet si një skuadër e rikthyer  në grupin e më të mirëve të futbollit tonë. Nga ana tjetër  ‘Teuta’, nuk po tregon atë skuadër që në fund të sezonit kaluar  vuri përpara  çdo kundërshtar për të  kapur me çdo kusht një vend  për eventet europiane. Në llogaritë që bëhen,  janë luajtur  vetëm  6 javë nga  36 të tilla që ka në kalendarin e saj  ky kamopionat me  10 skuadra. Ndoshta që javën e ardhshme mund të ndodhin përmbysje në klasifikim dhe parashikime, duke e bërë garën më të bukur  dhe në atë nivel që e  duam të gjithë të jetë,  kur  gara   e kësaj jave  do të ketë  këto ndeshje:

 

 

JAVA E 7 – KATEGORIA  SUPERIORE  

( 9 dhjetor 2020)

‘Partizani’  – ‘Teuta’

‘Laçi’           – ‘Tirana’

‘Kastrioti’   – ‘Vllaznia’ ‘

‘Bylis’          – ‘Kukësi’

‘Apollonia’ – ‘Skënderbeu’

 

              ‘Korabi’ dhe ‘Egnatia’ kërkojnë  shkëputjen

Me  ritualin e saj ka zhvilluar ndeshjet e javës të planifikur dhe Kategoria e Parë në të dyja grupet e saj. Në grupin A, ‘Korabi’ që fiton ndaj rivalëve të ‘Besëlidhjes’ dhe që mban fort kryesimin. ‘Dinamo’ fiton përsëri dhe që kërkon  rikthimin  në Superiore. ‘Veleçiku’ dhe ‘Vora’ nuk ka shijuar ende fitoren e parë. Në grupin B, ku ‘Egnatia’  merr një pikë. Në transfertën me ‘Turbinën’ dhe ruan kryesimin. ‘Pogradeci’ merr fitore tenistike ndaj ‘Elbasanit’. ‘Flamurtari’   shijon fitoren e parë, në atë 3-0 ndaj ‘Tomorrit’ zhgënjyes në ‘Vlorë’. Rezultatet dhe klasifikimi tregojnë se:

 

REZULTATET GRUPI A :

‘KORABI’ – ‘BESËLIDHJA’ 2-0

Lala 33′ , Skuka 85′ 

‘ERZENI’ – ‘PARTIZANI’ B 0-1

Bërdufi 16′ 

‘DINAMO’  –  ‘VORA’ 3-0

Da Silva 15′ , Mashi 38′ , Almeida 60′ 

‘ORIKU’  –  ‘VELEÇIKU’ 1-0

Çaushaj 24′ 

Burreli pushim

 REZULTATET GRUPI B :

‘FLAMURTARI’ – ‘TOMORI’ 3-0

Diamanti 28′, 65′, Ribaj 79′ 

‘POGRADECI’ – ‘ELBASANI’ 5-0

Balla 23′, Dragoi 34′, Liçkollari 73′, Manellari 92′, Topllari 95′    

‘TURBINA’ – ‘EGNATIA’ 0-0

‘Besa’ dhe ‘Luftëtari’- pushim

KLASIFIKIMI GRUPI- A

  1. ‘Korabi’ 13 pikë
  2. ‘Dinamo’ 10 pikë
  3. ‘Burreli’ 10 pikë
  4. ‘Besëlidhja’ 7 pikë
  5. ‘Oriku’ 6 pikë
  6. ‘Erzeni’ 5 pikë
  7. ‘Partizani B’ 4 pikë
  8. ‘Veleciku’ 1 pikë
  9. ‘Vora’ 1 pikë

KLASIFIKIMI GRUPI- B

  1. ‘Egnatia’ 11  pikë
  2. ‘Besa’     9   pikë
  3. ‘Lushnja’ 8 pikë
  4. ‘Tomorri’ 7 pikë
  5. ‘Pogradeci’ 6 pikë
  6. ‘Flamurtari’ 4 pikë
  7. ‘Turbina’ 2 pikë
  8. ‘Elbasani’ 0 pikë
  9. ‘Luftëtari’ 0 pikë

JAVA  E 6-të   KATEGORIA E PARË

(9 dhjetor 2020)

Grupi A

‘Partizani B’  – ‘Dinamo’

‘Besëlidhja’   –  ‘Erzeni’

‘Burreli’        – ‘Korabi’

‘Vora’            – ‘Oriku’

‘Veleçiku’     – pushim

Grupi  B

‘Tomori’ –    ‘Turbina’

‘Elbasani’ – ‘Flamurtari’

‘Lushnja’ –  ‘Pogradeci’

‘Egnatia’  dhe ‘Besa’ – pushim

 

Fushat  dhe “shtegtimi” skuadrave

Të gjithë e panë  gjendjen e fushës të stadiumit “Air –Albania”  në ndeshjen derbi  ‘Tirana’ –‘Partizani’.Të dyja skuadrat janë ankuar për gjendjen e fushës, duke  fajësuar jo pak atë për cilësinë e zhvillimit të ndeshjes. Por edhe më  keq  është gjendja e fushave  tek skuadrat e  Kategorisë Parë. Një fakt i tillë ka bërë që çdo javë drejtuesit  e futbollit shqiptar, të jenë në hall të madh për të përcaktuar fushat ku do të zhvillohen ndeshjet. ‘Kukësi’ ka  dy sezone që “shtegton” sa në Elbasan, po aq dhe në Shkodër e Tiranë për të zhvilluar  ndeshjet. Punimet që po kryen në stadiumin “Zeqir Ymeri” nuk premtojnë zhvillimin të ndeshjeve të këtij sezoni në Kukës. ‘Partizani’  e ka kthyer në  një traditë  më vete zhvillimin e ndeshjeve të programuara   në fushën e tij, t’i transferojë në Elbasan,  ose të  paguajë shtrenjtë për  “Air –Albanian”. ‘Kastrioti’  vazhdon odisenë e mugesës të stadiumit, për shkak të rikostruksionit të tejzgjatur të stadiumit. Si zgjedhje të parë ka gjetur  stadiumin e Kamzës. Pak a shumë e njëjta gjë dhe për ‘Tiranën’  që pret të kthehet në “Selman Stërmasi”, që ende ka probleme me sistemin e ndriçimit. Në Kategorin e Parë problemet janë të shumta, ku  për të  veçuar  është rasti stadumit “Besa”  që  jo vetëm   nuk po bëhet rikostruksion, por ështe kthyer në parcelë kullote për bagëtitë. Por ka dhe stadiume  të tjerë të braktisur, ku vendin  e tifozëve në tribuna, e kanë marrë tufat e bagëtive.