Luiz Suarez: Te Barcelona ëndrrat mu bën realitet

429
Luiz Suarez ka përsëritur sërish se po luan për klubin që ëndrronte gjithmonë. Sulmuesi i Barcelonës, erdhi në Camp Nou për 80 milion euro në verë të 2014 nga Liverpooli. Uruguajani ka thënë se askush nuk i ka dhuruar asgjë, por ka punuar shumë gjatë gjithë karrierës që të mbërrij në këtë pikë ku është tani. Suarez ka treguar se ëndërronte që një ditë ta fitonte Ligën e Kampionëve, ëndërr të cilën ia bëri Barcelona realitet.

“Liga e Kampionëve ishte diçka që gjithmonë kam ëndërruar dhe mu bë realitet me Barcelonën. Tani ne duhet të tentojmë që të përmirësohemi edhe më shumë. Dua që të vazhdojmë të fitojmë dhe të arrijmë së bashku gjëra të mëdha”, ka thënë Luis Suarez.

“Unë kam ëndërruar gjithmonë që të luaj për këtë klub, tani që kjo mu bë realitet do të jap gjithçka për këtë fanellë”, ka shtuar më tej Suarez.
Sigal