Moisi Dalipi: Edmond Hasanbelliu , “dekani” i  presidentëve të  futbollit

608
Sigal

Edmond Hasanabelliun, në qytetin e Durrësit e njohin të gjithë si “Moni” që drejton futbollin e qytetit tyre, kurse në tërë vendin tonë, si president i klubit të futbollit “Teuta”. Por në botën e futbollit shqiptar të gjithë e njohin mirë si “dekani” i presidentëve të klubeve të futbollit. Dhe ndodh kështu, sepse ai njeri i heshtur në pamje të parë, por me një botë të pasur shpirtërore dhe i dashuruar fort pas futbollit ka plotë 22 vjet që qëndron fort dhe tepër krenar, në krye të klubit të futbollit durrsak “Teuta”, si pak kush tjetër në futbollin shqiptar. Këto ditë, të gjithë në opinionin sportiv shqiptar po lakojmë emrin e tij si presidenti i skuadrës “Teutës” që fitoi titullin kampion për sezonin 2020-202. Ka qenë  pa i mbushur 37 vjeç, në atë janar të vitit 1999, kur “Teuta” ndodhej në një pozicion tepër të vështirë në klasifikim dhe rrezikonte qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, kur Edmondi  erdhi në krye të klubit  si president. Në ato kohë klubi menaxhohej nga Bashkia Durrës dhe nevoja për afrimin e një biznesmeni ishte emergjente. Edmond Hasanbelliu ishte një person i suksesshëm në botën e biznesit, por në sport njihej thjesht si një sportdashës.

Ish-kryebashkiaku Arqile Gorea, duke ditur pasionin e tij për futbollin, i ofroi postin e presidentit. Ai pa u menduar dy herë, nuk e refuzoi kërkesën. Në këtë mënyrë nisi aventura e Hasanbelliut me “Teutën”, që do të pasohej në  vite të suksesshme, me  trofe Kupe dhe fitim të titullit kampion të fituar  si, dhe pjesëmarrje në Evropë, por edhe zhgënjime e mërzitje. Dashuria e tij për futbollin është shumë e madhe. Ai ka rreth 22 vjet, që investon në futboll nga bizneset personale, por përsëri është gati të japë gjithçka për pasionin e tij të fëmijërisë. Edmond Hasanbelliu është një personazh shumë karizmatik dhe, nuk i pëlqen të dalë shpesh në media, por ashtu i heshur siç paraqitet të bind se e njeh mirë futbollin, drejtimin dhe suksesin e tij. Dhe të gjitha këto, na u kujtuan në mbrëmjen e 26 Majit  2021, pas asaj ndeshje të fundit  të kampionatit kur “Teuta” fitonte 6-1 ndaj skuadrës fierake të “Apollonisë”   në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit dhe shkruante për herë të  dytë  emrin e saj në “Librin  e Artë” të fituesëve të  titullit kampion në futbollin shqiptar.

Dhe atë mbrëemje të 26 Majit edhe pse i veshur ndryshye  dhe më kostumin e zyrtarit , me atë buzëqeshjen e tij të lehët , tek vendi  në trubunën vip dhe ai ndoshta  gëzonte dicka më shumë se të tjerët . Edhe pse  këtë rradhë  zbriti në fushë për t’ju bashkuar skuadrës në këtë promovimin e këtij suksesi,  së bashku me  zyrtarët më të lartë të federatës. Edhe pse arshiva e trofeve të fituara nga “Teuta” në vitet e presidencës të Hasanbelliut është tepër e pasur, ku në harkun e 22 viteve të presidencës tij skuadra ka fituar tre herë në vitet 2000, 2005 dhe 2020, Kupën e Shqipërisë, nga  katër që janë gjithësej, së bashku me atë të 1995, si dhe tre Superkupa në vitet 2000, 2005 dhe 2020, nga katër që  janë fituar deri tani, së bashku me atë të  vitit 1994, si dhe tani së fundi titullin kampion i 2021 që së bashku me atë të 1994  janë dy trofe kampioni, përsëri Edmondi e vlerëson këtë trofe të fituar vetëm pak ditë më parë, me shumë rëndësi, me shumë moral dhe tepër stimulues për skuadrën, qytetin dhe tifozerinë e “Djemve të Detit”, që vjen në këtë qytet pas 27 vjetëve. Dhe presidenti durrasak shprehet  i qartë kur thotë -: “Është një trofe  i veçantë, jo vetëm se e kemi merituar duke u përballur me sukses të plotë me “Vllazninë”, “Partizanin”, “Laçin”, “Tiranën” dhe të gjithë kundërshtarët e tjerë, ai ka ardhur në një moment shumë të kërkuar. Pas tërmetit të 26 Nëndorit 2019, ku Durrësi u kthye në një qendër me shumë pasoja, erdhi pandemia Covid -19. Të dyja këto fenomene kanë sjellë një klimë aspak të mirë për njerëzit që kanë nevojë për pak gëzim  qoftë ky dhe sportiv.

 

Ky fakt ka shumë rëndësi përveç atyre anëve të tjera që kanë të bëjnë me  pjesmarrjen e skuadrës në Ligën e Kampionëve, si dhe faktin tjetër që, fillimi sezonit ishte jubilar që përkonte dhe me 100- vjetorin e krijimit të F.K. Teuta”. Nuk janë vetëm vitet e gjata dhe të lodhshme që ja japin këtë vlerësim atij. As investimet e shumta e të përvitshme që i përkushtohen nga bizneset e tij futbollit durrsak, por janë dhe rezultatet sportive që e bëjnë më tingëllues këtë vlerësim. Kështu nga 8 herë në historinë e saj që “Teuta” ka dalë në finale të Kupës në vitet 1957, 1995, 2000, 2001, 2003, 2005, 2007, dhe 2020, për plot 6 herë, janë finale të luajtura në presidencën e drejtur nga Edmond Hasanbelliu. Por jo vetëm kaq, sepse përveç sezonit 1993-1994, dhe 2020 -2021, kur “Teuta” është shpallur kampione, në Kategorinë Superiore si dhe 2 herë kampione Kategorisë Parë dhe të Dytë, në vitet 1959 dhe 1961, që nga viti 1999 dhe deri sot, ka fituar dhe 3 herë titullin si nënkampione e futbollit shqiptar për Kategorinë Superiore, nga 7 herë në historinë e klubit. Gjithësesi, ky kampionat që sapo u mbyll, skuadra u  rendit në klasifikim në vendin e parë në rivalitet të plotë me  “Vllazninë”, me 66 pikë, me bilancin 17 fitore,15 barazime dhe 4 humbje, dhe me goleverazhin 42-16. Ndoshta ky kampionat do kishte një renditje ndryshe për skuadër durrsake; po të mos kishte kalur disa luhatje në rezultate në pjesën e parë të kampionatit. Por po t’i shtosh këtyre fakteve historike dhe statistikore dhe atë që, skuadra e “Teutës” nga 15 pjesëmarrjet  që ka për Kupat e Evropës, si ato UEFA, Evropa –League, dhe Liga e Kampioneve, Intertoto dhe ato Ballkanike, në plot 10 herë janë me president Edmond Hasanbelliun. Kështu gjithçka bëhet më e qartë dhe domethënëse, çdo të thotë të drejtojë plot pasion një president i tipit si “Moni”. Por të gjitha këto, që dikush po t’i kishte prekur dhe shijuar do të kërkonte t’i mbulonte me zhurmën mediatike, tek ky njeri, po lakohen në heshtje, sepse dhe vetë ai që ka punuar fort për t’i realizuar ato, i komenton shkurt kur thotë : “Kemi bërë vetëm detyrën ndaj futbollit dhe qytetit tonë”. Por e njëta gjë ndodhi dhe në mbrëmjen e  26 Majit  2021, kur skuadra dhe i gjithë Durrësi, fitonte trofeun e titullit kampion dhe Presidenti Meta, uronte skuadrën e “Teutës” dhe Edmond Hasabellu, si një bashkëpatriot me zotin Meta, (të dy me origjinë nga Skrapari) do ta kalonte këtë urim dhe falenderim presidencial me sportivitet duke thënë vetëm fjalët: “Faleminderit shumë Zoti President!”

Dhe kjo mënyrë interpretimi nga ana e tij, nuk është indiferentizëm, por mënyra më e mirë e vlerësimit të suksesit të arritur, ku në qendër të saj, qëndron jo vetëm gëzimi ligjshëm për atë që është arritur, por dhe ajo ndjenjë që më shumë kërkon të thotë se, gjithçka e merituar me punë dhe përkushtim, përveç respektit, nuk i duhen shumë studiot televizive dhe faqet e gazetave për të thënë me bujë të madhe: “Unë bëra atë dhe këtë për të fituar këtë trofe sportiv”. E thënë më qartë dhe më kuptueshëm, për njerëzit e punës, flet më mirë se kushdo, vetëm rezultati dhe suksesi. Duke u rikthyer tek ky titull kampion i fituar tashmë së fundi tek kjo skudër si “Teuta”, që siç thamë është i  dyti në  rradhën e saj dhe historinë e këtij klubi futbolli, ai ka disa të veçanta   që nuk duhen harruar. Titulli i parë kampion i fituar në vitin 1994, është fituar nga trajner Haxhi Ballgjini, dhe tani së fundi nga shkodrani Edi Martini, që pas 27 vjetëve thyen heshtjen e fitimit të  titullit kampion për “Teutën”. Natyrshëm janë ndryshuar jo vetëm personazhet e drejtimit, por dhe ata që në fushën e blertë të lojës kanë konfirmuar suksesin. Dhe presidenti Edmond Hasanbelliu i ka parasysh të gjitha këto edhe kur shprehet se: “jam  tifoz me gjermanët, kombëtaren e Gjermanisë, ndërsa “Milani” i Van Basten, Gullit, është ai më magjiku. Aktualisht më pëlqen si trajner Pep Guardiola dhe i them shpesh trajnerëve të mi: “Shikoni lojën që aplikon Pep, bën spektakël dhe fiton. Ju luani me 7 mbrojtës dhe nuk na jepni asnjë kënaqësi. Mësoni pak (qesh)”. Si lojtar, patjetër Mesin, por “Teuta” e qytetit tim mbetet e pazëvendësueshme për gjithçka.” Dhe këtu, “dekani” presidentëve të futbollit, ka parasysh mirë edhe fitimin e titullit kampion për herë të dytë nga “Teuta” e sezionit që sapo u mbyll.