Ja datat për ndeshjet në Europa League 2020/21

276
Sigal

UEFA ka zyrtarizuar datat për sezonin e ri të Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në rang klubesh, teksa gjithçka do të startojë më 20 gusht me raundin para-eliminator. Vetëm një javë më vonë, më 27 gusht do të luhet turi i parë eliminator, ndërsa më 17 dhe 24 shtator do të luhen edhe raundi i dytë e i tretë eliminator dhe më 1 tetor do të jetë radha e ndeshjeve Play Off për fazën e grupe.

E veçanta e eliminatoreve të këtij viti është se ndryshe nga sezonet e kaluara ku është luajtur me sistem vajtje-ardhje, do të vendosen me vetëm një ndeshje në fushë asnjanëse, pasi koha është e limituar për shkak të çrregullimeve që solli pandemia.Faza e grupeve do të zhvillohet normalisht dhe do të startojë më 22 tetor, për t’u mbyllur më 10 dhjetor.

Gjithçka do të vijojë si në sezonet e kaluara, me takimet që pritet të startojnë në shkurt, për turet me eliminim. 20 gusht raundi para-eliminator, 27 gusht raundi i parë kualifikues, 17 shtator raundi i dytë kualifikues, 24 shtator raundi i tretë kualifikues 1 tetor-Play Off22-29 tetor, 5-26 nëntor, 3-10 dhjetor faza e grupeve.