Kryemadhi: “Po” listave të hapura 100%! Askush të mos i fshihet gjykimit të popullit

203
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i thotë “PO” listave të hapura 100%. Në një mesazh në rrjetet sociale, pas dakordësisë si Opozitë e Bashkuar, Kryemadhi shkruan se askush, përfshirë dhe kryetarët nuk duhet t’i fshihen gjykimit të popullit.

PO listave të hapura 100%.
Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve.
 🇦🇱”, shkruan Kryemadhi.