Moisi Dalipi: Bejkush Birçe, “gjenerali” i futbollit shqiptar 

501
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Bejkush Birçen kur e shikon duke ecur në rrugë,  me atë rritëm  të veçantë, ku trupi tij mesatar dhe i mbledhur, të prezanton profilin e një labi të “ashpër”, pak kush  e mendon se ky njeri  ka pak kohë që ka lënë pas 78 vitet e jetës tij. Ata  që e njohin nga afër,  e dine  mirë dhe  nuk kanë nevojë për të pyetur dikë tjetër,  sepse përkushtimi tij për sportin që vazhdon dhe sot  në këtë moshë, ka dhënë efektet e tij në portretin e tij fizik dhe mendor. I kthejllët në mendimet dhe kujtimet për karrierën e tij rreth 65- vjeçare me sportin,  bëjnë që  nostalgjia t’ia lëvizë moshën  dhe kujtimet nga vendi. Ai ka lindur në fshatin Bolenë  të Vlorës në një ditë të ftohët të shkurtit 1943. Çlirimi vendit  e gjeti  jetim  dhe, së bashku me nënën, dy vëllezërit  dhe motrën, zbresin në qytetin e Vlorës. Kur ishte vetëm  6 vjeç, transferohet në jetimoren e Tiranës, ku përfundon  dhe shkollën  7- vjeçare. Më vonë, regjistrohet në Teknikumin e  Sportit në Tiranë,  duke ju përkushtuar  fortë  sportit. Rinia e tij po formonte një sportist shumëplanësh, duke u aktivizuar në futboll, not, volejboll dhe basketboll.

Të njëjtën gjë  bën  në Vlorë dhe vëllai  tij  më i vogël, Dalan Birçe. Por futbolli mbetet pasioni tij. Trajneri  njohur i futbollit  Xhevit Demneri , do  bëjë këtë  lab të sertë  pjesë të skuadrës  të të rinjve të Tiranës. Aktivizohet si sulmues, ku shpejtësia është  cilësia e tij kryesore. Pas kësaj, pak kohë bëhet pjesë e skuadrës të Teknikumit  të Fiskulturës në Kategorinë e Dytë.  Hera –herës kthehet  në Vlorë ku ndihmon  në ngritjen e  ekipeve sportive,  duke u  bërë pjesë e tyre. Në vitin  1962,  kryen shërbimin ushtrak dhe bëhet pjesë e  ekipit të Akademisë  Ushtarake. Rregull, disiplinë dhe sport.  Një formim ky, që do ndikojë në karakterin e tij në të ardhmen. Pak vite më vonë, Bejkush Birçe do t’i përkushtohet mësimdhënies , duke ndihmuar  dhe përgatitjen  të futbollistëve të rinj nga shkolla ushtarake  për ekipin e ‘Partizanit’. Duke parë punën e tij plotë përkushtim, për sportin dhe veçanërisht  për futbollin,  dikush  hodhi mendimin për t’i besuar drejtimin e ‘Partizanit’.  Bejkush Birçe kujton: – “Në vitin 1971 më thanë se isha emëruar trajner i ‘Partizanit’. Nuk e besova për një farë kohe. U binda  kur më merr në telefon Ministri i Mbrojtjes  së asaj kohe, Beqir Balluku, që  më uroi për detyrën e që  më thotë  të shkoja te ‘Partizani’.

Ishte një detyrë shumë e rëndësishme të ishe trajner i parë i ‘Partizanit’, në atë kohë. Por edhe një detyrë shumë e vështirë.  Sapo kishte mbaruar sezoni dhe para kishim Kupat e Evropës.  Si çdo trajner në eksperiencën e parë, i gjendur në një ambient të ri, Bejkush Birçe, u detyrua të përballej me vështirësi.  Ishte koha e Panajot Panos  me shokë  tek ‘Partizani’. Drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, filluan të më paragjykojnë, pasi kishte nga ata që e kishin paragjykuar që në fillim, se si trajner pa përvojë, nuk ishte ai, njeriu i duhur për të drejtuar një ekip elitar, si ‘Partizani’. – “Ishin edhe këto arsye që ‘Partizani’ nuk kaloi atë vit një sezon të mirë. Pas tërë peripecive që përjetova, për të shmangur konfrontime,  pa mbaruar ende sezoni, shkova në Ministri dhe kërkova dorëheqjen. U thashë se disa gjëra nuk mund të fshihen dhe kam duruar që jam sot këtu, por isha i bindur se ishte momenti  i largimit tim. Pasi m’u pranua dorëheqja dhe nuk më është bërë asnjë vërejtje, u riktheva në detyrën e mëparshme, si pedagog  te shkolla “Skënderbej”.  Por u largova krenar se i solla ‘Partizanit’ në atë sezon, disa lojtarë që lanë gjurmë të thella  si, Kujtim Dalipi, Sefedin Braho apo Uran Xhafaj”. Kjo ishte përvoja e parë, por shumë domethënëse për të ardhmen. Një vit më vonë,  i vjen ftesa për të drejtuar si trajner, skuadrën e ‘Naftëtarit’  të  Kuçovës.

Një punë e kujdesshme dhe shumë profesionale,  duke ngritur nga e para ‘Naftëtarin’ e atij  futbolli të bukur që  në ato vite përballej me sukses,  me çdo kundërshtar.  Bashkim Sulejmani, Vasil Piperoni, Fatmir Ismaili, Enver Hafezi, Sofo Vasili, Bashkim Xheka, Qetsor Faqekuqi, Daut Hoxha, Nasho Fili, të përforcuar me 19 vjeçarët  Agim Prifti, Mikel Koroveshi, Sandër Koçi dhe Dane Gega, ishin  ai  ansambël  i bukur i futbollit shqiptar, që në ato vite përballej me sukses me ‘Partizanin’, ‘Dinamon’ ,’Vllazninë’ , ‘Labinotin’ ,’Flamurtarin’ dhe ‘17 Nëndorin’ . Dhe artitekti kësaj skuadre,  është trajneri Bejkush Birçe, që dy sezonet që drejtoi  këtë skuadër, i kujton me shumë nostalgji. Dhe  vitin 1975,  një ofertë tjetër për trajner do të lartësonte  profilin e tij si trajner. Mori propozimin për të drejtuar ‘Flamurtarin’ e Vlorës.  -“U mendova gjatë, sepse nuk ishte i lehtë rikthimi. Por më bindën në Vlorë, edhe disa miq e vendosa të rikthehesha. Kërkova kohë dhe për tre vjet, arrita të reformoja tërë skuadrën. Lojtarët që shkruan historinë  e ‘Flamurtarit’ në Kupat e Evropës,  në fund të viteve ’80,  i pata seleksionuar falë një pune voluminoze si, Çipi, Ruci, Lushaj, Xhaho  e të tjerë. Në sezonin që ‘Flamurtari’ po jepte frytet e para të punës, falë atij të brezi të artë që krijuam, më vjen një thirrje për  t’u paraqitur  në Ministrinë e Mbrojtjes.”  Dhe për Bejkush Birçen, në fund të viteve1970 -1980,  ka ardhur momenti i një epoke tjetër.

Duke kujtuar këtë moment Birçe thotë: “Kur u paraqita në Ministrinë e Mbrojtjes,  sipas rregullave që ata kishin, m’u dha direkt urdhri: “Je emëruar trajner i ‘Partizanit’!”. Pas kthimit nga  Vlora ime dashur,  i ndërgjegjshëm  se “urdhrat” e ushtrisë nuk mund të thyheshin, por  edhe me sugjerimet e miqve, pranova  të rikthehesha sërish në Tiranë e të bëhem trajner i ‘Partizanit’, edhe pse jo, me optimizëm. Kjo eksperiencë zgjati pesë sezone. “Pas kthimit iu futa punës.  Gjeta një ekip të mirë dhe e rindërtova. Fitova  dy tituj kampion radhazi (1979 dhe 1981) si dhe një Kupë. Eksperienca e dytë shkoi shumë mirë dhe jam shumë i kënaqur.” – thotë me atë seriozitet  që e  karakterizon  Bejkush Birçe. Edhe pse ishte kohë e vështirë dhe Shqipëria ishte e izoluar  prej regjimit, nën drejtimin e Bejkush Birçes, ‘Partizani’ arriti të shkruante historinë në Kupat e Evropës.

Në eksperiencën e dytë si trajner i ‘Partizanit’, Birçe, përveç titujve të parë kampionë si trajner,  kujton përballjet  Evropiane,  me skuadra që ishin kampione  të Kupave  të Evropës  në edicionet e kaluara, si ‘Sëlltik’, apo ‘Malmo’, ndaj të cilave fiton dhe barazon në Tiranë, pavarësisht se eliminohet me shumë vështirësi, në ndeshjet e kthimit.  E njëjta histori, përsëritet edhe në përballjen e tretë ndaj ‘Austrisë’ së Vjenës, skuadra që në atë kohë kishin shkruar historinë e tyre në kontinent. ‘Sëlltik’ erdhi në Tiranë si kampione dhe ‘Malmo’, nën-kampione e Evropës.  Pas ekperiencës  për  tre sezone, 1984-1987  trajner tek ‘Teuta’  në Durrës,  Bejkush Birçe, drejtoi  në vitet 1987,  ‘Dinamon’,  ekipin tjetër legjendar të kryeqytetit.  -“Në atë vit ‘Dinamo’ rrezikonte rënien, por shpëtuam. Afrova disa lojtarë të spikatur, cilësitë e të cilëve i njihja, si porterin Foto Strakosha, Alfred Ferkon,  Rudi Vatën, dhe plotësuam organikën. Në dy sezonet e mëtejshme, fituam Kupën dhe e mbylla me të, tre trofetë në ’90:  titullin kampion,  Kupën  dhe Superkupën.”

                                        SKEDA E BEJKUSH BIRÇES      

Lindur: Më, 13.02.1943,  në Bolenë të Vlorës.
Karriera si sportist:  Vitet  1958 -1962  not, basketboll, volejboll  e  futboll   në Vlorë dhe Tiranë.
Karriera  si trajner: ‘Partizani’ 1971-1972,  dhe 1978-1984. ‘Naftëtari’ 1972-1975, ‘Flamurtari’ 1975-1978, dhe 1996,  ‘Teuta’ 1984-1987,  dhe 1998,  ‘Dinamo’ 1987- 1991, dhe Ekipin Kombëtar 1991-1994.
Trofe të fituara: Me ‘Partizanin’   titullin kampion 1979 dhe 1981,  dhe Kupën  1980. Me ‘Dinamon’  dy Kupa 1989, 1990,  titullin kampion 1990,   dhe Superkupën 1990.
Karriera në organet drejtuese:  Zëvendëspresident  i  FSHF-së,  në vitet  1998 -2001, dhe  vazhdim Kryetar  I.
Vlerësime: Medaljet   “Nderi  Futbollit  Shqiptar” -FSHF;  dhe  “Mjeshtër i Madh” -Presidenti Republikës .