Miqësorja ndaj Katarit në Spanjë, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria

126
Sigal

Kombëtarja ka udhëtuar paraditen e sotme drejt Spanjës në prag të ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Katarit. Grupi në dispozicion të trajnerit Reja ka qenë i plotë dhe sot pasdite do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore.

Për sa i përket formacionit në ditën e nesërme, në balotazh për portën janë Shala dhe Dajsinani. Në mbrojtje pritet që Ismajlgeci të jetë titullar në krahun e majtë dhe Gurishta djathtas. Në qendër pritet të luajnë Bitri dhe Janku. Në mesfushë Marku i Vllaznisë së bashku me Kallakun dhe Deliun duken që do të jenë titullarë.

Skuka, Xhixha pritet të jenë dyshja e sulmit të formacionit të Edi Rejës. Megjithatë në pjesën e dytë të ndeshjes palët janë dakordësuar që të aktivizohen shumë futbollistë, çka do t’i jepte të gjithë lojtarëve që të luanin qoftë edhe për pak minuta.

Ndeshja miqësore, Shqipëri-Katar do të luhet nesër në stadiumin “Marbella” dhe do të nisë në orën 18:30.

Formacioni i mundshëm: Shala (Dajsinani); Ismajlgeci, Bitri, janku, Gurishta; Marku, Kallaku, Deliu, Skuka, Xhixha