Goli në Gjirokastër, moviolë për gjyqtarin apo për stadiumin!

676
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ Ja dukuritë e javës së shtatë dhe pritshmëritë e sfidës së fundit sot në “Niko Dovana”
Dje u mbyllën dy ndeshjet e dyta të javës së shtatë të Kategorisë Superiore, në të cilat u regjistruan dy fitore minimale 1-0, Vllaznia-Partizani 0-1 dhe Flamurtari-Kamza 1-0, ndërkohë që kjo javë nisi të shtunën me dy transferta të thella, ku Kukësi mundi thellë 3-0 Luftëtarin në Gjirokastër, ndërsa Laçi bëri po këtë punë në Lushnje, me të njëjtin rezultat. Duke i parë si rezultate, natyrisht që më e veçantë mbetet fitorja e Laçit në Lushnje, humbje që lushnjarëve u largoi trajnerin “simbol”, Artan Banon, i cili në dhjetë vitet e fundit, ka qenë një “kamerdare” për skuadrën lushnjare nga inferioriteti në elitë. Ndërsa në ndeshjen e luajtur në Gjirokastër, kishte një moment delikat në stadium. Një arbitër futbolli (ky është versioni zyrtar), i cili ndodhej në stadium për të parë këtë takim, me bilbilin e tij bën një sinjal ndërprerje të lojës. Rasti i paprecedentë ky që ka hapur polemika të mëdha, por mbi të gjitha, për faktin se gjyqtari kryesor, Andi Koçi, nuk zbatoi rregulloren, e cila e thotë qartë, se: “…Kur një spektator i fryn bilbilit dhe ndërhyn në rrjedhën e lojës, loja ndalet dhe rifillon me një top të diskutueshëm…”. Dhe Bakaj nuk u tregua “fair-play” në rastin e minutës së 20-të, pasi sipas disa thënieve të specialistëve të futbollit dje, Bakaj do të ishte mbajtur mend shumë gjatë nëse atë top nuk do ta çonte në rrjetë. Pra, arbitri ka gabuar që këtë e akordoi si gol të rregullt, ndërkohë që rregullorja e thotë qartë veprimin e tij. Kësisoj, duke qenë se sistemi VAR nuk ka shanse që të aplikohet në futbollin elitar shqiptar, ky është një rast moviole edhe për zyrtarët e tjerë që e kanë shoqëruar këtë ndeshje, prej së cilës, protestat e drejtuesve gjirokastritë rrodhën ashpër. Natyrisht që të gjithë arbitrat dhe zyrtarët e kësaj ndeshjeje do të jenë objekt i gjykimit të KD-së në FSHF, ndoshta do të presim një rast që do të sfidojë edhe moviolën në 50-vjetorin e krijimit të saj. Gjithsesi, kjo javë e shtatë do të mbyllet sot në Durrës, ku skuadra më e mirë e këtij sezoni në Kategorinë Superiore, Skënderbeu i Korçës, është mysafir në Durrës. Do të jenë përballë dy skuadra që e nisën mirë këtë sezon, por durrsakët lanë pikë rrugës, pasi pas javës së tretë, rezultatet negative u bënë “kryefjalë” negative e saj. Nga ana tjetër, kemi një Skënderbe që po ecën shumë mirë në Kampionat, duke kryesuar me 16 pikë, por edhe një ekip që po tregon vlerat më të mira të futbollit shqiptar në UEFA Europa Ligë. Pas kësaj sfide, i mbetet FSHF-së të vendosë për golin në Gjirokastër, por edhe për dukuri të tjera që e mbyllën dje javën e futbollit në Shqipëri.
FLAMURTARI-KAMZA 1-0
Bicaj rikthehet me karton, me gol, me drita të fikura dhe tri pikë 
Ndeshja e dytë e ditës së djeshme ishte ajo e luajtur në Vlorë, Flamurtari-Kamza, e cila regjistroi një rezultat minimal 1-0 për skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro, autor të golit në minutën e 82-të, kishte mbrojtësin Ditmar Bicaj, i cili dje u rikthye pas pezullimit. Por lezhjani në minutën e 38-të ishte ndëshkuar me karton të verdhë, ndërkohë që në këtë ndeshje të mbrëmjes, u fikën dritat në stadium për gati 5 minuta (67-72), një fenomen ky që përsëritet gati çdo vit, jo vetëm në Vlorë.
Dhunë në Skrapar, arbitri ndërpret ndeshjen
Nuk u harrua sindroma e vjetër e futbollit shqiptar dhe dje në Skrapar ajo është shfaqur dhunshëm. Sepse lojtarët skraparllinj dhunojnë arbitrin dhe ndeshja ndërpritet në minutën e 68-të. Në ndeshjen Skrapari-Elbasani, kur rezultati ishte 1-0 për Elbasanin, në minutën e 68-të, vendësit shënojnë gol, por e anulon anësori Xhulio Mani. Në këtë moment, lojtarët e Skraparit vrapojnë drejt anësorit dhe e godasin. Pas konsultimit mes arbitrave, vendoset që të ndërpritet ndeshja në minutën e 68-të. Arbitri anësor ka akuzuar pas ndeshjes, se është goditur nga lojtari Gogo i Skraparit.
KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet-Java e shtatë
Të shtunën, 21 tetor 2017 
Luftëtari-Kukësi 0-3
Lushnja-Laçi 0-3
Dje, 22 tetor 2017
Vllaznia-Partizani 0-1
Flamurtari-Kamza 1-0
Sot, 23 tetor 2017 
Teuta-Skënderbeu 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Skënderbeu 6 16
2.Kukësi 7 16
3.Flamurtari 7 12 
4.Partizani 7 11 
5.Laçi 7 10
6.Kamza 7 9
7.Teuta 6 7
8.Luftëtari 7 5
9.Vllaznia 7 5
10.Lushnja 7 2
GOLASHËNUESIT
6 gola: Bakaj (3p) (Kukësi) 
5 gola: Bushiç (Flamurtari) 
4 gola: Alijev (Kukësi)
3 gola: Lilaj (3p) (Skënderbeu), Raçiç (1p) (Kamza), Rexhinaldo (1p) (Laçi) 
2 gola: Abazaj, Bregu (Luftëtari), Xhixha (Laçi), Taku, Soue (Skënderbeu), Hila (1p), Lena (Teuta), Sukaj (1p), Trashi (Partizani) 
1 gol: Shkodra, Muzaka, Dita, Jashanica, Xhejms (Skënderbeu), Çyrbja, Shehaj, Dosti (Teuta), Alvesh, Musta, Bicaj (Flamurtari), Kallaku, Eskuedra, Lushkja, Fangaj, Souza (1a), Ozuni (Laçi), Kale, Guri, Et’hemi (Kukësi), Hasani, Gocaj (Vllaznia), Gava, Sefa (Lushnja), Rezi (Kamza), Basrak (Partizani) 
Sigal