Gjermania i kërkon Kosovës e Serbisë të gjejnë zgjidhje kompromisi

138
Sigal

Gjermania është e shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Kosovë dhe u bën thirrje të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje kompromisi, theksoi sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Andrea Sasse.

“Mund të them se përshkallëzimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën po flasim, po e përcjellim me shumë shqetësim. Ju mund të keni parë që Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, bëri një deklaratë të qartë në emër të të gjithë anëtarëve. Ne mbështesim përpjekjet e bëra nga Borrell në lidhje me normalizimin e situatës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne gjithashtu i mbështesim me të gjitha forcat tona përpjekjet e të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak”, tha Sasse në konferencën për shtyp.

Ajo ka kujtuar se Berlini zyrtar në disa raste ka thënë se duhet të ndalet së shikuari në humnerën e skadimit të afateve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.