E pazakontë në Kosovë/ 51-vjeçari me koronavirus arratiset nga spitali

365
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë.

Një punëtor krahu pasi përfundoi në spital se u plagos në orarin e punës, rezultoi dhe me COVID.

Ndonëse 51-vjeçari ishte vendosur në një dhomë të izoluar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, teksa priste rezultatet e COVID, ai u largua nga spitali. Kanë qenë mjekët ata që kanë lajmëruar policinë, se një person me COVID, ishte zhdukur nga spitali.

“Tek ne erdhi ai pacient. Ne ishim duke e trajtuar, dyshuam se po ashtu ishte prekur nga Covid 19. E izoluam rastin por ai në mbrëmje kishte ikur nga klinika”, thanë mjekët e Emergjencës.

Pas kërkimeve të policisë, personi në fjalë, nga Malisheva u lokalizua. Ndërkohë, IKSHP tha se po gjurmohen kontaktet e punëtori nga Malisheva.