Vrau gruan në sy të djalit, ish-polici: E kisha paralajmëruar, ajo nuk më dëgjoi

209
Sigal

Një martesë 26-vjeçare që po shkonte drejt divorcit, por që përfundoi në tragjedi për Liljana Buzon. 54-vjeçarja nënë e tre fëmijëve, u vra nga bashkëshorti i saj paraditen e së enjtes në derën e Gjykatës së Elbasanit, ku kishte shpresat për të fituar mbrojtjen nga dhuna e bashkëshortit.

Në dëshminë e tij, Koço Buzo ka thënë se i kishte kërkuar gruas që mos të divorcoheshin, por ajo nuk e kishte dëgjuar. Ai është shprehur se e qëlloi pasi 54-vjeçarja e kishte denoncuar për dhunë dhe kishte frikë se do të futej në burg.

”I kisha thënë se nuk do të ndahej nga unë. E kisha paralajmëruar të mos shkonte në gjykatë për divorc. Ajo nuk më dëgjoi”, kështu është shprehur para grupit hetimor Koçi Buzo i cili të enjten vrau bashkëshorten pranë gjykatës së Elbasanit. 58-vjeçari ka thënë gjithashtu se gruaja donte ta denonconte për dhunë dhe të merrte urdhër mbrojtjeje dhe sipas tij gruaja donte ta fuste në burg ndaj ai e qëlloi.

Ish-efektiv i policisë i përballur më herët me drejtësinë për dhunë në familje, e qëlloi me breshëri kallashnikovi nënën e tre fëmijëve, ku humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Shtatë plumbat e zbrasur ndaj së ndjerës, kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën.