Gjendet i pajetë 51-vjeçari në Vlorë, dyshimet e policisë

90
Sigal

Një 51-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës nga familjarët e tij në qytetin e Vlorës.

Policia thekson se paraprakisht dyshohet, që shtetasi me iniciale Q.M ka varur veten. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:10, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, në banesën e tij, shtetasi Q. M., 51 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.