Presidenti Meta: Në këtë periudhë të vështirë pandemie, të bëjmë gjithçka për garantimin e gjakut për të gjithë qytetarët që kanë nevojë jetime për të

193
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka ndjekur nga afër seancën vullnetare të dhurimit të gjakut të organizuar nga Shoqata “Për Mbrojtjen e Talasemikëve Shqiptarë”.

Organizimi në fjalë është në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë.

MESAZHI I METËS
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë, ndoqa sot nga afër seancën vullnetare të dhurimit të gjakut të organizuar nga Shoqata “Për Mbrojtjen e Talasemikëve Shqiptarë”, që e falenderoj për solidaritetin e shkëlqyer frymëzues të dëshmuar me kauzën fisnike të dhurimit të gjakut.
Në këtë periudhë të vështirë pandemie, duhet të bëjmë gjithçka për ta mbajtur të qëndrueshëm garantimin e gjakut për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë jetike për të.
‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human. 🇦🇱

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri