Studiuesit tregojnë si ndikon cilësia e ajrit tek personat e prekur me koronavirus

374
Sigal

Një analizë e studiuesve në universitetin e Harvardit ka zbuluar se ajri i ndotur është i lidhur me nivele dukshëm më të larta të vdekjeve te njerëzit e prekur me Covid-19, shkruan Damian Carrington, redaktori në “The Guardian”.

Hulumtimi, i bërë në SH.B.A., llogarit se ajri pak më i pastër në Manhattan në të kaluarën mund të kishte shpëtuar qindra jetë.

Duke pasur parasysh ndryshimet e mëdha në nivelin e pastertise se ajrit në të gjithë vendet e botes, hulumtimi sugjeron që njerëzit në zonat e ndotura kanë shumë më shumë gjasa të vdesin nga koronavirusi sesa ata që jetojnë në zona më të pastra.

Shkencëtarët thanë se ajri i ndotur tashmë eshte i njohur që rrit rrezikun e sindromës akute të shqetësimeve të frymëmarrjes, e cila është jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe një nga shkaqet e vdekjeve tek personat e prekur me Covid-19.