Mino Raiola përgënjeshtron raportimet se humbi jetën: U ringjalla

147
Sigal

“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”. Këto janë fjalët e Alberto Zangrillo, kreu i Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të San Raffaele (Milano), i cili iu përgjigj zërave për gjendjen shëndetësore të agjentit të njohur Mino Raiola, 54 vjeç dhe i shtruar në spitalin San Raffaele.

“Corriere Dello Sport” raporton se kushtet e agjentit, një nga më të pasurit dhe më të famshmit në botë, janë “shumë të rënda”. Raiola është agjent i shumë kampionëve si Ibrahimovic, Pogba, Haaland, Balotelli, De Ligt, Donnarumma, Verratti dhe në të kaluarën edhe i Hamsik, Insigne, Nedved e të tjerë. Gjatë muajit janar, u raportua për shtrimin e tij urgjent në spitalin San Raffaele në Milano, që u mohua më vonë nga vetë Raiola.

Vdekja e Raiolës mohohet edhe përmes një postimi në Twitter në llogarinë e agjentit: “Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: i inatosur që për herë të dytë në 4 muaj më vrasin. Dukem gjithashtu në gjendje për tu ringjallur”.