Panathinajkosi i dëftoi Baskonias 6 Yjet e Kampionëve

452
Nga Jakup B. GJOÇA

Panathinajkosi (në Basket) që duan sportdashësit ishte dje në Baskonia. Panathinajkosi i dëftoi Baskonias 6 Yjet e Kampionëve të Europës. 

Vetëm një ekip, që ka Personalitetin e Kampionit, mund të fitojë ndaj Baskonias, me mënyrën sesi erdhi kjo fitore, që në sekondat e para, ku rezultati ishte në avantazh të fituesit. Dhe, Panathinajkosi luajti mbrëmë në Baskonia si Kampioni i Europës, ku askush nuk ka asnjë të drejtë, që të hedhë asnjë hije në fitoren e ndeshjes, ende pa filluar!!!

Fitoja e Panathinajkosit 72 – 63 mbrëmë ndaj Baskonias në Spanjë, nuk ishte thjesht një fitore e rradhës, as një fitore që e rendit Panathinajkosin një shkallë më lart se Baskonia në klasifimin, sepse Panathinajkosi për 35 minuta të ndeshjes ishte vazhdimisht në avantazh të thellë, deri në 22 pikë.

Panathinajkosi ndaj Baskonias në Spanjë demonstroi karakterin dhe Personalitetin e Kampionëve të Europës në Basket. Në 20 vitet e fundit 1996 – 2016 Panathinajkos ka fituar 6 herë Titullin Kampion i Europës, sa asnjë skuadër tjetër, jo vetëm në Basketboll, por në asnjë lloj sporti tjetër, qoftë edhe në Futboll. 

Panathinajkosi luajti një mbrojtje të pathyeshme, ndaj Baskonias, e cila ështtë skuadra më rezultative në Europë, aq sa Baskoni në pjesën e parë shënoi vetëm …21 pikë, ndërkohë që Panathajkosi shënoi 37!

Panathinajkosi për 35 minuta, demonstroi ndaj Baskonias një basket modern, lojë e shpejtë, kombinime me fantazi, ku lojtarët shënonin nga çdo distancë.
 
Vështirë që të dallosh cili ishte lojtari i Panathinajkosit që bëri diferencën ndaj Baskonias. Panathinajkosi i Paskual luan si ansambël, një për të gjithë dhe të gjithë për një, ku të gjithë lojtarët e Panathinajkosit, të cilët janë personalitete me talent, ndihen të barabartë kontributin që japin në lojën e skuadrës, pavarësisht se cili ka shënuar më shumë. 

Singleton, mund të jetë një hap më përpara se shokët e skuadrës, jo aq se mbrëmë shënoi 18 pikë, më shumë se çdo lojtar, por në çdo ndeshje është i qëndrueshëm më i miri me lojën e tij, në çdo tregues, në rezultat, në ribaut, në mbrojtje.

Kalathis, mbrëmë ishte shumë i përmirësuar, në krahasim me periudhën deforme të javëve të fundit, duke u bërë një shpresë e madhe për ndeshjet më të vështira të rradhës. 

Gist, me forcën në mbrojtje dhe me pikët që shënon, po ndryshon gjithë fizionominë e lojës së Panathinajkos, duke u bërë barrier e pakapërcyeshme për kundërshtarët. Aktivizimi i tij më shumë minuta në lojën e Panathinajkos, natyrisht, që do t’i japë një konstante në gjithë 40 minutëshin. 

Gabimet që u bënë në 5 minutëshin e fundit nga lojatër e Panathinajkosit, që i dhanë mundësi Baskonias të afrohej deri në 6 pikë, më shumë ishin edhe tregues i lodhjes dhe i shpërqëndrimit të vëmendjes së lojtarëve, dhe kjo është e natyrshme në këtë marathonë të kampionatit Europian. 

Statistikat e ndeshjes së mbrëmshme të ndeshjes Baskonia – Panathinajkos, i takojnë historisë, por Panathinajkosi, jo vetëm që garantoi vendin e 4-të, që i jep avantazhin e fushës në turin eleminator të 8-s për të shkuar në Finalen e Stambollit, por Panathinajkosi, dje, QARTAZI, u dha konkurentëve të tjerë, qoftë CSKA, qoftë Realit, qoftë Olimpiakosit, që ai, Panathinajkosi është farotiti kryesor për Titullin Kampion në Stamboll!!!

Dhimitris Janakopullos, pronari i Panathinajkosit në Bashket, mbrëmë, shprehu sigurinë nga Baskonia se Panathinajkosi sivjet do të fitojë titullin Kampion në Stamboll. 

Deklarata e Dhimitris Janakopullos: “« Qëllimi i Panathinajkosit çdo vit është që të fitojë gjithnjë. Pra, nuk kemi qëllim të vetëm që të shkojmë në Final -4, por që të jemi kampionët e Europës”
Sigal