Pasi Newcastel u ble nga sheikët kreu i FA jep dorëheqjen

206
Sigal

Vetëm 18 muaj pas marrjes së rolit të kryetarit në Shoqatës së Futbollit Angleze, Gary Hoffman ka dhënë dorëheqjen tashmë dhe shkaku është Newcastle United.

Vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen përqendrohet në blerjen e fundit të klubit të Ligës Premier, Newcastle United, me klubet e tjera të nivelit të lartë që pretendojnë se janë lënë jashtë loje ndërsa bisedimet e shitblerjes janë zvarritur.

Sipas mediumit Athletic, dorëheqja e Hoffman do të finalizohet këtë javë si rezultat i drejtpërdrejtë i reagimit të ashpër me të cilin është përballur.

Newcastle u ble në tetor nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite në një lëvizje të diskutueshme që ka tërhequr kritika dhe pyetje nga shumë njerëz jashtë Anglisë.

Edhe pse tifozët e Newcastle ishin, në tërësi, të lumtur për ‘heqjen qafe’ të Mike Ashley, masa është kritikuar, ndër të tjera, për shkak të të dhënave për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite.

Individët e klubeve të tjera me sa duket i kanë shprehur këto shqetësime FA-së që atëherë, duke theksuar gjithashtu pakënaqësinë e tyre për mbajtjen në errësirë, megjithëse ato ankesa janë hedhur poshtë për shkak të detyrimeve të konfidencialitetit.

Që nga blerje e klubit, të 20 klubet e Ligës Premier u takuan dhe më pas votuan për të ndaluar transaksionet e lidhura me palët, duke përjashtuar shumë mundësi sponsorizimi fitimprurëse për ‘Magpies’ me marka të lidhura me Arabinë Saudite.