Gabuan me vendimet, pezullohen gjyqtarët që vendosën drejtësinë në ndeshjen mes Argjentinës dhe Brazilit

192
Sigal

Arbitri i derbit të madh të Amerikës së Jugut mes Argjentinës dhe Brazilit, Andres Cunha, u pezullua nga federata, për shkak se nuk e bëri detyrën e tij si duhet.

Në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 0:0, kishte shumë vrazhdësi, 41 faulle dhe shtatë kartonë të verdhë, por që nuk munguan as gabimet nga ana e arbitrit.

Gjyqtari uruguaian duhej t’i jepte një karton të kuq Nicolas Otamendit në minutën e 34-të, pasi ky i fundit goditi me bërryl lojtarin brazilian Raphinha, duke e gjakosur në buzë.

Image

Për Cunha-n jo vetëm që nuk ishte i kuq, por nuk i dha as karton të verdhë argjentinasit. Cunha kërkoi edhe ndihmën e gjyqtarit nga salla VAR, Esteban Ostojich, i cili konfirmoi vendimin e tij.

Përfundimisht, Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut vendosi t’i pezulloi të dy për një kohë të pacaktuar për shkak të vendimit që morën gjatë ndeshjes.