Mino Raiola me probleme shëndetësore, operohet me urgjencë në një spital të Milanos

214
Sigal

Probleme shëndetësore për Mino Raiolën, teksa agjenti i famshëm është shtruar së fundmi spitalin “San Raffaele” në Milano dhe i është dashur të operohet me urgjencë për të shmangur komplikacionet e mëtejshme.

Në fakt, mediet nuk japin shumë detaje lidhur me situatën e Raiolas, por 54-vjeçari i ka vendosur të gjithë në alarm pasi ende nuk ka një sqarim me gjendjen e tij aktuale dhe nëse gjithçka ka shkuar mirë.

Kujtojmë se Raiola është një nga agjentët e futbollistëve më me influence teksa në “skuadrën” e tij janë emra si Haaland, De Ligt, Donnarumma, Verrati apo Pogba.

Sakaq, italiani njihet edhe për komisionet milionere që përfiton në momentin që transferon yjet e tij dhe për këtë shpeshherë ka pasur përplasje me klube të veçanta.