Gjykata jep vendimin për 34 të arrestuarit në protestën e 8 janarit tek selia e PD-së

225
Sigal

Janë liruar 34 demokratët e arrestuar gjatë protestës së 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin “detyrim paraqitje” për 24 protestues, ndërsa 10 prej tyre janë liruar pa masë (4 nga grupi i Berishës dhe 6 nga grupi i Bashës).

Protestuesit e dy palëve akuzohen për dhunën e ushtruar brenda dhe jashtë selisë së PD-së, në protestën e 8 Janarit, e cila u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kujtojmë që në mesin e të arrestuarve ishte edhe reperi i njohur, Stresi, i cili akuzohet për veprime të paligjshme.