Milani në prag, Pellegrini: Rikthejmë Romën aty ku i takon, nesër tregojmë forcën

11
Sigal

Roma po përgatitet të përballet me Milanin në stadiumin Olimpico, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Europa League. Duke folur në një konferencë për shtyp sot, kapiteni i ekipit nga kryeqyteti, Lorenzo Pellegrini, u shpreh optimist.

“Milani do të vijë këtu për të kaluar turin, por edhe Roma. Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer në Milano dhe mund ta përsërisim, ose më mirë të bëjmë edhe më mirë” – tha Pellegrini.

Pellegrini shtoi: “Roma është një ekip i rëndësishëm që duhet të konkurrojë në kompeticionet më të mira. Synimi ynë është të rikthejmë Romën aty ku meriton të jetë”.