Presidenti takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje e stabiliteti

17
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, anëtarë të Komitetit për Demokraci dhe Siguri.

Parlamentarët vlerësuan rolin që Shqipëria luan në NATO, si edhe kontributin e saj në mbrojtje të parimeve dhe vlerave të Aleancës.
Kreu i Shtetit rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është tërësisht e përkushtuar për të vijuar me angazhimet e saj në NATO dhe për të forcuar mbrojtjen kolektive.

Takimi u zhvillua më pas në formën e një bashkëbisedimi,gjatë të cilit Presidenti Begaj, shprehu qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me situatën në rajon, mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, si edhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv.

“Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje, stabiliteti dhe kontribuese për sigurinë”, – garantoi kreu i Shtetit.