Babai i vrau të ëmën në banesë, vajza e Gjyljeta Ukellës udhëheq protestën me bluzën në dorë ku është stampuar foto e nënës së saj

13
Sigal

Organizatat e shoqërisë civile kanë protesuar në Pejë në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, e cila u ekzekutua brenda banesës nga bashkëshorti Edmond Lajçi mesditën e së mërkurës (16 prill).

Babai i vrau të ëmën në banesë, vajza e Gjyljeta

Protesta u udhëhoq nga vajza e viktimës, e cila mbante në dorë një bluzë të bardhë ku ishte stampuar foto e nënës së saj.

Babai i vrau të ëmën në banesë, vajza e Gjyljeta

Marshimi ka nisur në qendrën e qytetit për të vazhduar drejt godinave të Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj bashkëshortit të Gjyljeta Ukellës.

Babai i vrau të ëmën në banesë, vajza e Gjyljeta

Protestuesit mbanin në dorë pankarta ku shkruhej “kot sa flasim, derisa ata vrasin”, si edhe bluze të stampuara me imazhin e viktimës.

Rritja e numrit të vrasjeve të grave në Kosovë është shqetësuese dhe kjo dëshmon për një situatë kritike që gjendet shoqëria, ku viktima janë gratë.

57 viktima

Vrasjet ndaj grave kërkojnë një veprim urgjent të institucioneve për të ndërmarrë masa për parandalimin e kësaj dukurie. Krahas rasteve të vazhdueshme që raportohen për dhunën që përjetojnë fizike dhe psikike, raste kur ato vriten janë mjaft të shpeshta.

Vetëm në 14 vjet e fundit, 57 gra u vranë nga bashkëshortit e tyre, e disa edhe nga ish-bashkëshortët.

Ndërkaq, vetëm në javën e dytë të prillit 2024, dy gra u vranë mizorisht nga armët e zjarrit.

Një 21-vjeçare, E.C u vra në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale, nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar. Vrasja u krye me armë zjarri, ndërsa çifti kanë një fëmijë.

Ndaj të dyshuarit për vrasjen e E.C është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh, ndërsa i njëjti kishte deklaruar para trupit gjykues se mosmarrëveshjet kanë nisur për djalin e tyre njëvjeçar.

Prokurori në Pejë, Ersan Qavolli në rastin e Gjyljeta Ukella, e cila u vra në Pejë ka bërë të ditur se i dyshuari, bashkëshorti i saj ka rast të dhunës në familje.

Prokurori në një deklaratë për media tha se i dyshuari, bashkëshorti i viktimës është ndaluar për 48 orë, gjersa i njëjti ka një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022.

“Menjëherë e kemi nxjerr të kaluarën kriminale…. Kemi informata se i njëjti kishte edhe më herët një aktgjykim për dhunë në familje gjatë vitit 2022”, tha ai.

Dy vrasjet e ndodhura së fundi u dënuan ashpër derisa u kërkua dënim maksimal për dy të dyshuarit.

Por, këto dy vrasje nuk janë të vetmet që tronditën vendin tonë, vrasje të rënda u konfirmuan ndër vite, ku burrat vranë mizorisht gratë e tyre.

Disa nga vrasjet më të rënda të grave:

Vrasja e Diana Kastratit nga ish-bashkëshorti i saj në vitin 2011; Vrasja e Antigona Morinës në vitin 2011; Vrasja e Zejnepe Berishës në vitin 2015; Vrasja e Donjeta Pajazitajt në vitin 2015;

Vrasja e Valbona Ndrecajt dhe vajzës së saj në vitin 2018; Vrasja e Armenda Aliut në vitin 2019; Vrasja e Sabile Mavroqanit në vitin 2020; Vrasja e Sebahate Morina-Sopi në vitin 2021;

Vrasja e Marigona Osmanit e vrarë në vitin 2021; Vrasja e Lirie Qerimajt në vitin 2022; Vrasja e Sadije Godenit në vitin 2022; Vrasja e Hamide Magashit në vitin 2022; Vrasja e Hyrije Broqi-Hysenit në vitin 2023; Vrasja e Liridona Ademajt në vitin 2023; Vrasja e Erona Coklit në vitin 2024; Vrasja e Gjyljeta Ukellës në vitin 2024.