Messi qëndron në Barcelonë, gati kontrata e re

236
Sigal

Ylli argjentinas dhe skuadra e Barcelonës do të vazhdojnë së bashku për pesë vitet e ardhshme.

Sipas raportimeve të fundit, ylli argjentinas gjeti gjithçka me “blaugrana” dhe brenda një jave do të shpallet marrëveshja mes tyre.

Messi është i lirë që nga 30 qershori, kur përfundoi kontrata e tij me ekipin katalanas dhe ai do të nënshkruajë deri në vitin 2026, duke i bërë tifozët e Barcelonës të buzëqeshin gjerësisht.