Përplasje me policinë në kanionin e Sinecit

260
Sigal

Banorët janë përplasur me policinë në Kanionin e Sinesit.

Protesta e banorëve të Sinecit, për shkak se edhe pas vendimit për pezullim të punimeve, firma nuk e ka ndërprerë punën.

Pas vendimit të marrë nga AdZM Elbasan për Sinecin, pritej që firma “Salillari” të ndërpriste punimet.

Banorët e zonës kanë bllokuar sot me forcë mjetet e firmës “Sallillari”, por janë përleshur e rrahur me efektivët e policies.

Në mbështetje të banorëve të Lumasit kanë ardhur edhe ambientalisti Sazan Guri dhe avokati i çështjes, Arben Llangozi.