Messi në telashe në Ibiza, rojet e sigurisë e largojnë nga sherri

544
Sigal

Superstari i Barcelonës, Lionel Messi, është gjetur papritur në një situatë të bezdisshme pasi stafi i sigurisë është detyruar të ndërhyjë për të larguar legjendën argjentinase nga një festë gjatë një përleshjeje të dyshuar në një hotel në Ibiza në fundjavë.

Ylli argjentinas ishte duke shijuar një pushim pas fushatës së pasuksesshme të Copa America me Argjentinën dhe po qëndron në ishullin spanjoll me shokët e skuadrës së Barcelonës, Luis Suarez, Jordi Alba dhe ish-kolegun Cesc Fabregas, me të cilët po gëzonte ditët e tyre të fundit të pushimit veror përpara se kthimit në Barcelonë për nisjen e sezonit të ri.

Gjatë një nate festimesh në ‘Ushuaia Ibiza Beach Hotel’, Messi u shfaq duke u rrethuar nga rojet e tij që ndërhynë për ta larguar atë nga disa persona të dehur.