Bie rrufeja në kabinën elektrike, fshati pa drita

544
Sigal

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët për shkak të motit të keq. Rrufeja ka goditur kabullin  e tensionit të mesëm 10 kë e cila furnizon me energji elektrike fshatin Surroj.

Flakët kanë djegur kabinën elektrike ndërkohë që tashmë pritet të dërgohet një transformator nga Tirana për të furnizuar me energji elektrike banorët e këtij fshati.

Moti në rajonin e Kukësit ka pësuar ndryshime përgjatë këtyre ditëve. Pas një muaji të shoqëruar me temperatura të larta, reshjet e shiut dhe erërat e forta.