Mesfushori i kombëtares/ Bajramin e duan dy skuadra të Serisë A dhe Herta e Berlinit në Bundesligë

120
Sigal

Përveç Kristjan Asllanit që shkëlqeu me Empolin në këtë sezon dhe tashmë do të bëjë hapin e madh në karrierë, pasi pritet të firmosë nga dita në ditë me Interin, edhe Nedim Bajrami zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën toskane.

Mesfushori i kombëtares gjithashtu ka rënë në syrin e disa skuadrave të mëdha si në Serie A ashtu edhe në Bundesligë.

Fiorentina dhe Sassuolo prej kohësh janë në gjurmët e shqiptarit dhe duan transferimin e tij. Por së fundmi në garë është futur edhe skuadra gjermane Herta e Berlinit që po monitoron situatën e Bajramit.

Empoli është gati ta shes yllin shqiptar, por po pret që nga largimi i tij të fitojë 10 milionë euro. 23-vjeçari këtë sezon me Empolin ka zhvilluar 38 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 9 herë, ndërsa në 7 raste ka asistuar për shokët e skuadrës.