Ligji i ri në Britani: Burgim i përjetshëm për shoferët që vrasin dikë në trafik

59
Sigal

Drejtuesit britanikë që shkaktojnë aksidente fatale në trafik do të përballen me burgim të përjetshëm kur të hyjnë në fuqi ndryshimet në Aktin e Sigurisë në Trafik.

Gjyqtarët do të mund të shqiptojnë dënim të përjetshëm për personat që shkaktojnë aksidente fatale, si dhe nëse kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, raporton BBC.

Aktualisht, dënimet maksimale për secilën prej këtyre krimeve janë 14 vjet burg.

“Ata që janë përgjegjës për aksidentet fatale të trafikut tani përballen me burgim të përjetshëm pas hekurave. Shumë jetë humbën për shkak të drejtimit të pakujdesshëm”, tha ministri britanik i drejtësisë Dominique Rabb.

Me ndryshimin e ligjit, drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë një aksident me dëmtime të rënda apo të përhershme do të përballen me dënime më të ashpra.

Ndryshimet e propozuara u prezantuan për herë të parë në vitin 2017 dhe do të hyjnë në fuqi të martën, më 28 qershor.

Ndryshimet do të zbatohen në Angli, Skoci dhe Uells, por jo në Irlandën e Veriut, e cila ka ligje të veçanta për sigurinë e trafikut.