Punonte arën me kanabis të grekut, arrestohet 20 vjeçari shqiptar

477
Policia greke ka asgjesuar një parcelë të mbjellë me kanabis dhe ka arrestuar pronarin grek të tokës, si dhe një shtetas shqiptar.

Sipas komunikatës së policisë, parcela u zbulua pas një aksioni të koordinuar, në vendin e quajtur Vonica, 20 km nga Preveza.

Polica sekuestroi 66 fidanë kanabisi, me lartësi nga 30 cm deri 1,5 metra.

20 vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë, teksa po merrej me mirëmbajtjen e parcelës.

Përveç kultivimit të drogës, ai akuzohet edhe për hyrje dhe qëndrim pa leje në Greqi, si dhe për kontrabandë, pasi iu gjetën mbi vete dhe rreth 0,5 kg duhan.

Pronari 62 vjeçar i tokës, shtetas grek, po hetohet edhe nëse ka kultivuar e trafikuar edhe më herët kanabis.
Sigal