Itali/ Dy shqiptarë kapen duke pirë kokainë në shtëpi, policia kontrollon apartamentin

298
Sigal

Mbrëmjen e djeshme policia italiane e Via Hermet kanë vënë në pranga dy shqiptarë 20-vjeçarë, pasi akuzohen për shitjen e kokainës.

Pas disa denoncimeve, policët u vendosën jashtë një apartamenti në qendër të qytetit, pasi kishin informacione se mund ishte një qendër e mundshme për trajtimin e drogës, shkruajne mediat vendase. Në vijim të punës për gjurmimin e personave karabinierët, duke përfituar nga një moment i favorshëm hynë në ndërtesën që ruanin prej ditësh.

Brenda apartamentit u gjetën dy shqiptarë dhe disa të rinj të tjerë, nga Trieste dhe Udine, të cilët po konsumonin kokainë.

Teksa u vuri prangat, policia ushtroi kontroll në gjithë shtëpinë ku u gjetën të fshehura mirë rreth 80 gram kokainë, materiale prerëse dhe paketimi, një peshore dhe para që dyshohet se janë fituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Si rezultat i hetimeve të menjëhershme u provua se kokaina ishte në pronësi të dy të rinjve shqiptarë, H.I., 21 vjeç dhe V.R., 22 vjeç. Policia thotë se nëse kokaina do të kishte dalë në treg kapte vlerën e 10 mijë eurove. Tashmë shqiptarët pritet të dalin para autoriteteve për tu njohur me masën e sigurisë.