Adriana Priftuli Dizdari: Duhet të klithnit, jo të flisnit… dhe një falenderim…

264
Sigal

Im shoq, Limosi, u dergj në spital, rëndë……. shkaku? ….Trysnija e madhe e kohëve të fundit, fyerja e madhe, mungesa e respektit për punën e tij, shkatërimi i gjithëshkaje që e kish ndërtuar me gjakun e shpirtit dhe zemrës së tij, në cepin më jugor dhe të braktisur të vëndit, të quajtur Ksamil. U përpoq të sensibilizojë opinionin, median, qeverinë……. Bërtiti, protestoj dhe u lodh, dhe po ashtu i lodhur , duke sfiduar sëmundjen, vazhdoj deri sa trupi i tha – MJAFT, deri këtu mund të shkosh me vullnetin dhe kurajën tënde, tani mjekësija do të meret me ty…….. Dikush mund të thotë: epo pleqërija bën punën e vet, ……ashtu është, prandaj pleqërija do respektuar, nderuar për punën e tërë jetës….. por në rastin e Limosit pleqërija është vetëm një fjalë e rëndomtë, e pa përfillëshme. Ai punon dhe lufton me forcat e të riut, truri edhe tani i sëmurë punon sahat, ……me siguri projekton projekte të reja…… Ku ishte gabimi i Limosit? Gabim se braktisi Tiranën?…., gabim se rindërtoj një grehinë të çfoshkur nga të katër anët? ….gabim se organizoj koncerte, evente shkencore, promovim librash, konkurse instrumentale dhe teatrore,….gabim që fëmijët e Ksamilit mësuan të luajnë në piano, të kërcejnë, të këndojnë në një skenë për tu patur zili?…….Gabim që ngriti një bibliotekë , e një sallon të veprave të artit? Gabim synimi i tij që njerëzit të duan librin, artin, muzikën? Gabim që në vëndin më jugor të Shqipërisë të ndizen llampadarët e artit dhe kulturës? ……gabime… gabime….shumë gabime të këtij lloji mund të ketë bërë Limosi…… por a janë gabime? Kur Limosit këtij artisti të madh, që mbiu nga shpirti i kombit të tij, këndoj për të, mjaltosi shpirtrat e lodhur me muzikën e tij, ja shkatëruan ëndrat, e injoruan, e tradhtuan, e fyen, MEDIA DUHET TË KLITHTE jo vetëm të fliste…….. nuk ja bënë Limosit këtë shkatërim, por të gjithëve NE …..të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të ardhme të bukur për fëmijët e tyre, të gjithë shqiptarëve që jetojnë nëpër qytetet e vogla, e fshatrat e braktisur….. . Në vënd që ky gjest unikal të promovohej, u godit, si të ishte diçka e neveritëshme. Limosi nuk bëri qofte dhe sufllaqe në Qëndrën e Artit Dea,… bëri diçka krejtësisht kundra rrymës……. ndoshta kjo ishte çudija e pa kuptuar nga shkatërimtarët…….. Kjo e sëmuri Limosin, jo mosha….Stafi i mrekullueshëm mjekësor që u mor me të, e ndjeu, e kuptoj forcën e tij të brëndshme si të një të riu dhe e sollën në jetë, me mjekime dhe atmosferë optimiste, duke i kujtuar muzikën e tij të rinisë që shungëllone në pavion…….faleminderit, një qind herë faleminderit miq të shtrenjtë. Faleminderit për lutjet tuaja anë e mbanë botës, juve admiruesave të muzikës së tij, juve që ekzekutoni veprat e tij, të njohur e të pa njohur, …..faleminderit që ju kemi ndjerë prezent mes nesh, në këto ditë të vështira, me mbështetjen, dashurinë dhe respektin tuaj. Faleminderit……