Tragjike në Elbasan, familjarët gjejnë të pajetë 16-vjeçaren në banesë

122
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Elbasan.

Një 16-vjeçare ka vrarë veten. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” të këtij qytetit.

16-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesë nga familjarët,. Ndërkohë nuk dihet shkaqet që kanë çuar adoleshenten drejt këtij akti të rëndë.

Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe ka marrë në pyetje të afërmit.