Mediat italiane thurin elozhe për Gjimshitin : Ndeshje prej “luani”

198
Sigal

Berat Gjimshiti vazhdon që të rrisë vlerën e kartonit me paraqitje fenomenale, siç ishte edhe ajo dje ndaj Lacios, pas së cilës media italiane ka ekzaltuar shqiptarin.

 

“TUTTOMERCATO” GJIMSHITI 7 – “Jo vetëm gol prej ‘grabitqari’ zone, por edhe shumë pasime të gjata të sakta dhe mbi të gjitha stopime difensive vendimtare. Gjithmonë i kujdesshëm dhe meritonte edhe dopietë, sidomos me një goditje diagonale në pjesën e parë”.

“EUROSPORT” GJIMSHITI 7 – “Shumë i zoti për t’u gjetur shpesh herë në vendin dhe në kohën e duhur, në zonën rivale, duke zhbllokuar shpejt sfidën. Pak i rrëmujshëm në pjesën e parë në mbrojtje, por në të dytën për një 45-minutësh prej luani”.