EURO 2024/ Formacionet e ndeshjes Poloni-Shqipëri, Sylvinho zbulon 11 luftëtarët që do të zbresin në fushë

118
Sigal

Sylvinho ka vendosur në lidhje me formacionin zyrtar të Shqipërisë në takimin ndaj Polonisë në Varshavë. Kuqezinjtë fillojnë eliminatoret e Euro 2024 mbrëmjen e sotme duke nisur prej orës 20:45.

Në portë do të jetë  Thomas Strakosha. Mbrojtja do t’i besohet Marash Kumbullës dhe Enea Mihajt, ndërsa krahët Ivan Balliut dhe Elseid Hysajt. Treshja e mesfushës do të formohet nga Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Sokol Cikalleshi do të jetë në majën e sulmit.

Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Myrto Uzuni dhe Jasir Asani. Shqipëria është pjesë e grupit E. Përveç polakëve, rivalët e tjerë do të jenë Çekia, Moldavia dhe Andorra.

EURO 2024/ Formacionet e ndeshjes Poloni-Shqipëri, Sylvinho zbulon 11