“Më mungon përqafimi i shqiptarëve“, De Biazi flet pas humbes së kuqezinjve: Shqipëria duhet të fitonte, nuk sulmohet puna e trajnerit kështu

147
Traineri i ekipit Kombetar Shqiptar Gianni De Biasi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka shpllur listen e lojtareve qe do te keee ne dispozicion per tri miqesoret e radhes.
Sigal

Xhani De Biazi ka komentuar humbjen 2-1 që Kombëtarja shqiptare humbi mbrëmjen e djeshme kundër Izraelit. Ish-trajneri i kuqezinjve ka dhënë një intervistë, gjatë së cilës është shprehur se skema nuk të sjell fitoren, por mënyra se si përshtatesh me të. De Biazi sheh potencial te Shqipëria, aq sa për të fituar në transfertë kundër Izraelit. Në fund, trajneri italian e mbyll me një mesazh dashurie për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“E pashë ndeshjen. Edhe unë këtu në, e kam nisur me 4-3-3, më pas Azerbajxhan luaja me 4-2-3-1. A është skema, a janë lojtarët që janë përshatur më mirë, nuk e di. Skema nuk të bën të fitosh, por se si përshtatesh. Rezultati nuk më pëlqeu. Shqipëria duhet ta fitonte ndeshjen në Izrael. Nuk më pëlqeu pjesa e parë. Pak më mirë në pjesën e dytë. Në fund një gabim individual ka vendosur ndeshjen. Shqipëria është një skuadër që mund të luante dhe të fitonte në Izrael.

E shikoj pak të çuditshëm edhe komportimin mediatik. Nuk mund ta sulmosh punën e trajnerit në këtë lloj mënyre. Ajo që të nervozon më shumë është që humb edhe një ndeshje që e stërdominon. Na ndodhi edhe me Kazakistatin. Ata bënë vetëm 2 goditje në portë dhe na bënë dy gola. Humbëm ndeshjen dhe prej saj humbëm edhe vendin e parë në grup.

Nga jashtë nuk mund të jap një shpjegim të plotë se çfarë i mungon kësaj skuadre. Reja është një trajner me eksperiencë që ka trajnuar klube të mëdha në Itali. Ka një limit sa i përket edhe çështjes së moshës. Por mendoj që Duka ka një raport të shkëlqyer me Rejën. Më mungon shumë përqafimi i shqiptarëve dhe miqësitë që kam aty”, ka deklaruar Xhani De Biazi.