Mbrojtësi i Shpresave pranë firmës me skuadrën italiane

207
Sigal

Një tjetër futbollist kuqezi do të bëhet shumë shpejt pjesë e Serisë B, e cila është kthyer në këto vite në një trampolinë të rëndësishme për shumë lojtarë.

Serxhio Kalaj, mbrojtësi i Shqipërisë U-21, është shumë pranë firmës me skuadrën e Frosinones, një ekip i cili ka ambicie që të kthehet përsëri në Serinë A.

Sipas mediave italiane, Frosinone ka nisur bisedimet me klubin e Carrarese, ku luan aktualisht mbrojtësi shqiptar, duke synuar transferimin e tij përfundimtar.

Nuk bëhen të ditura detajet e marrëveshjes, por raportohet se gjithçka është pranë finalizimit dhe Kalaj pritet të vazhdojë këtë edicion në Serinë B.

Kalaj ka qenë për disa vite pjesë e akademisë së Lazios nga ku u dha fillimisht huazim te Groseto, e së fundmi u transferua përfundimisht te Carrarese në Serinë C.

Ai ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol në edicionin aktual.