Marcio Sampaio, kontratë trevjeçare me Partizanin

526
Sigal

Portugezi mori garancinë e Presidentit të të kuqve, Gaz Demi. Bindi me aftësitë e tij

Vetëm pak ditë para superndeshjes me Skënderbeun, Marcio Sampaio “saldohet” në bankinën e Partizanit. Presidenti i të kuqve, Gazmend Demi, e konfirmoi teknikun portugez për tre sezonet e ardhshme, deri në vitin 2016. Përgatitësi atletik nga atdheu i Kristiano Ronaldos mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Hasan Likës, me këtë të fundit që dha dorëheqjen pas humbjes në derbin me Tiranën (1-0). Drejtuesit e Partizanit janë bindur nga Marcio Sampaio, i cili ka arritur të marri disa rezultate pozitive si me Lushnjën në “Qemal Stafa” (2-0), ashtu dhe në transfertën e vështirë me Vllazninë (1-1) në Shkodër. Para se të mbërrinte në kryeqytet Marcio Sampaio ka punuar si përgatitës atletik te Sportingu i Lisbonës, Leira dhe Servet në kampionatin zviceran. Mesa duket, portugezi ka arritur të gjejë “gjuhën e përbashkët” me futbollistët, ndërkohë që seancat stërvitore të tij janë shndërruar në një art të vërtetë.

BESIMI

Sampaio erdhi në Shqipëri si përgatitësi atletikë por më pas morri përsipër dhe zëvendësimin e Likës dhe drejtimin e skuadrës. Mesa duket portugezi ka fituar besimin e drejtuesve të klubit. Pas largimit të Hasan Likës, drejtimin e Partizanit e mori përgatitësi atletik Marcio Sampaio. Ky veprim ngjalli skepticizëm, pasi mendohej që portugezi nuk e ka kualifikimin e duhur. Në një debat televiziv, drejtori i përgjithshëm Eduard Prodani sqaroi edhe zërat e mësipërm. “Marcio Sampaio është një person super i kualifikuar në aspektin profesional dhe zotëron të gjitha licencat, madje sipas standardeve më të larta europiane për të qenë trajner. Askush të mos mendojë se Partizani bën gabime të tilla që t’i japë besimin për të drejtuar një njeriu që nuk ka kualifikimin e duhur. Pra, Sampaio plotëson çdo kusht për të qenë trajner”, – u shpreh para disa ditësh Prodani.

NDESHJET

Partizani është para dy provave shumë të vështira në dy javët e fundit të fazës së dytë, ato me liderin e kampionatit, Skënderbeun, si dhe me Teutën e Durrësit, një nga rivalët kryesorë për vendin e dytë. Me Hasan Likën në bankinë, Partizani humbi 3-0 në Korçë (dy gola Pejiç, një Ribaj), ndërkohë që,fitoi po me të njëjtin rezultat me Teutën (tripletë e Julian Malos), që solli edhe shkarkimin e Gugash Maganit nga bankina durrsake. Tashmë, Marcio Sampajo është para një ndeshje prestigji përballë kampioneve, një fitore që e kërkojnë me ngulm tifozët e kuq, çka do të shërbente edhe si një ngushëllim pas humbjes në derbi me Tiranën. Në rast se Partizani do ta kalojë me sukses provën me Skënderbeun, atëherë do të mbërrinte me moral të lart në Durrës, ku e pret sfida me Teutën e italianit Roberto Sorrentino, një sfidë interesante midis dy trajnerëve të huaj. Sa për statistikë, trajneri i tretë i huaj në vendin tonë është nigeriani i Bylisit, Emanuel Egbo.

NDESHJET E SAMPAIOS

Java 19

Partizani-Lushnja 2-0

Java 20

Vllaznia-Partizani 1-1

– Bilanci: 1 fitore, 1 barazim

NDESHJET E MBETURA
Java 21

Partizani-Skënderbeu (0-3)

Java 22

Teuta-Partizani (3-0)

– Rezultatet janë të fazës së parë

Trajnerët e huaj të Partizanit

 Marcio Sampaio është i pari trajner portugez që, drejton një skuadër shqiptare, por ai nuk është i huaji i vetëm që ka drejtuar Partizanin. Para viteve 1990, të kuqtë i ka drejtuar sovjetiku Nikolaj Lukshnikov (së bashku me Myslim Lum Allën, sezoni 1954) si dhe rumuni Bolonesku (1970). Tekniku i parë i huaj gjatë viteve të demokracisë është italiani Ticiano Gori, i cili i drejtoi të kuqtë në sezonin 2000-2001, madje duke i çuar ata në Kupën UEFA. Për pak kohë, vetëm në fazën përgatitore (korrik-gusht 2002), Partizani pati në drejtimin e tij trajnerin bullgar, Nikolaj Arabov (ky ka drejtuar për pak javë Flamurtarin dhe Naftëtarin). Kandidat për bankinën e kuqe, në vitin 2003 ishte edhe gjermani Dietmar Ferner, por ai qëndroi vetëm pak ditë, pasi nuk nënshkroi një kontratë për shkak të faturës së lartë financiare që ai kërkonte. Kështu, që Sampaio është trajneri i pestë i huaj në historinë e 15 herë kampionëve të Shqipërisë.

Nikolaj Lukshnikov (rus)

Bolanesku (rumun)

Ticiano Gori (italian)

Nikolaj Arabov (bullgar)

Marcio Sampaio (portugez)

Këngëtarja e famshme shqiptare prezanton prodhimet e kompanisë së produkteve sportive

 Rita Ora, imazhi i “Adidas”-it për vitin 2014

  Rita Ora, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, është prezantuar si imazhi më i ri i markës “Adidas” për vitin 2014, kompanisë së njohur gjermane të produkteve sportive. Duke filluar nga koleksioni “Pranverë/Verë 2014”, zëri britanik do të sjellë vizionin e saj krijues në bashkëpunim me “Adidas originals”. Momentalisht nuk ka asnjë informacion përsa i përket dizajnove që ajo do sjellë, por flitet që do të jetë një linjë veshjesh për femra e frymëzuar nga vetë stili i Orës. Artistja 23 -vjeçare i bashkohet një liste prestigjioze të dizajnerave dhe artistëve, të cilët punojnë për “Adidas” si: Xheremi Skot, Big Shin dhe Kenie Uest. Sipas “Telegraph”, partneriteti me “Adidas” është bërë i mundur nga një bisedë e Rita Orës me Xheremi Skot, stili i së cilit u bë i njohur nëpërmjet modeleve ekstravagante dhe shumëllojshmërinë e ngjyrave. Ajo ka postuar një sërë fotosh në profilin e saj në “Instagram” e veshur me “Adidas”, siç është afër Skot dhe e kombinuar me një çantë shumëngjyrëshe që bie në sy.  Në fillim të këtij viti ajo u pa e veshur me “Adidas originals” gjatë hapjes të një ceremonie ku ishte e ftuar si dhe kishte kombinuar tuta me bel të gjatë me dizajn leopardi ku mbizotëronte ngjyra e verdhë e shoqëruar me çizme me po të njëjtën ngjyrë. Gjithashtu, është parë në Los Anxheles veshur me tuta të shkurtra dhe atlete “Adidas” me qafë të gjatë. Të gjithë jemi entuziastë për koleksionin e Rita Orës dhe i urojmë asaj mirëseardhjen në familjen “Adidas”.

  Liga e Kampioneve, misione të vështira për udhëtuesit

 Liga e Kampioneve rikthehet sot me ndeshjet e ditës së tretë, ku në program janë çiftet Zenit (Rusi)-Borusia Dortmund (Gjermani) dhe Olimpiakos (Greqi)-Mançester Junaitid (Angli). Me “Djajtë e kuq” anglezë luan edhe mesfushori shqiptar Adnan Januzaj, i cili shpreson në disa minuta kundër kampionëve të Greqisë. Të mërkurënm, në aksion do të jenë Gallatasaraj (Turqi)-Çelsi (Angli) dhe Shalke (Gjermani)-Real Madrid (Spanjë). Në ndeshjet e e javës së kaluar, fitoret iu buzëqeshën ekipeve udhëtuese: Barcelona fitoi 2-0 me Mançester Sitin; Paris Sën Zhermeni 4-0 me Bajer Leverkuzenin; Bajerni i Munihut 2-0 me Arsenalin dhe Atletiko e Madridit fitoi 1-0 me Milanin.

LIGA E KAMPIONEVE

NDESHJET E 1/8

Sot, 25.02,2014

18:00 Zenit-Borusia Dortmund

20:45 Olimpiakos-Mançester Jun.

Nesër, 26.02.2014

20:45 Gallatasaraj-Çelsi

20:45 Shalke-Real Madrid

18.02.2014

Mançester Siti-Barcelona 0-2

Bajer Leverkuzen-PSG 0-4

19.02.2014

Milan-Atletiko Madrid 0-1

Arsenal-Bajern Munih 0-2