Botërori i Atletikës, një tjetër goditje për Xhamajkën

525
Pas shokut të disfatës të Usain Bolt, Xhamajka e sprintit pëson një tjetër goditje në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Londër. Në garën e 100 metrave të zhvilluar dje, favoritja Elaine Thompson nuk përmbushi pritshmëritë në finale, dhe medaljen e artë e fitoi amerikania Tori Bovie, e cila e ndali kronometrin në kohën 10”58. Medalja e argjendit për sportisten nga Bregu i Fildishtë, Maria Josee Ta-Lou, dhe ajo e bronxit për holandezen Dafne Schippers, ndërsa kampionia olimpike, Thompson, u rendit e katërta. Amerikania 26-vjecare, Bovie, bëhet femra më e shpejtë e planetit, ndërkohë që edhe për meshkuj, këtë distancë e fitoi amerikani .
Sigal