Merkatoja e janarit, Berat Gjimshitit i del emri te skuadra tjetër e Serisë A

89
Sigal

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Atalantës, Berat Gjimshiti është në shënjestrën e një ekipi tjetër italian, Monza.

Sipas “Tutomercatoweb”, ata po mendojnë për përforcimet që do të bëhen në merkaton e janarit dhe opsioni ideal është Gjimshiti.

Rikujtojmë se mbrojtësi shqiptar ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Serinë A këtë sezon për shkak të një dëmtimi.

Nuk i dihet nëse do të ketë një marrëveshje mes të dyja ekipeve pasi Atalanta i rinovoi kontratën deri në vitin 2026 marsin e kaluar.