Renditja speciale/ Këto janë 10 trajnerët më të mirë të sezonit

213
Sigal

Mungojnë akoma edhe 90 minuta lojë në kampionatet kryesore të Europës, por, me përjashtim të Ligue 1 dhe La Liga, lufta për tiull është mbyllur.

Finalet e Champions dhe Europa League ka pak mundësi që të ndryshojnë klaisifikimin e trajnerëve më të mirë të vitit të bërë nga Four Four Two.

Revista prestigjioze ka krijuar renditjen e 50 trajnerëve më të mirë në botë të sezonit 2020-21. Më poshtë janë renditur 10 të parët.

10

Hyn me meritë në top 10 Berndan Rodgers i Leicester. Trajneri i Djelprave ka fituar Kupën e Anglisë duke mundur Chelsea-n. Një arritje historike për skuadrën angleze.

9

Është kualifikuar në Champions League për vitin e tretë radhazi me Atalanta-n e tij. Gian Piero Gasperini ka udhëhequr bergamaskët drejt majës së futbollit italiane, duke arritur edhe finalen e Kupës së Italisë, të humbur kundër Juventus.

8

Fitues i freskët i Kupës së Francës, Mauricio Pochettino i PSG është në vendin e tetë.

7

Në vendin e shtatë është Thomas Tuchel. Trajneri i Chelsea-t ka bërë shumë mirë nga momentin që ka zbarkuar në Londër, duke e ndihmuar skuadrën të sigurojë finalen e Champions League.

6

Nuk mund të mungonte në renditje Hansi Flick, i ci li ka fituar gjithçka me Bayern-in e tij në sezonin e kaluar dhe ka mbrojtur titullin në Bundesliga në këtë sezon.

5

Në vendin e pestë është Julian Naglesmann i Leipzig. Trajneri, falë paraqitjeve të mira të skuadrës së tij, ka bindur Bayern Munich t’i besojë stolin.

4

Një shkallë larg podiumit është Jurgen Klopp i Liverpool, protagonist i një sezoni zhgënjyes.

3

Vendi i tretë për Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid. Cholo do të luajë për titullin në javën e fundit të La Liga-s.

2

Në vendin e dytë është Antonio Conte. Trajneri i Inter ka marrë medaljen e argjendit pasi ka kthyer te titulli zikaltrit pas 11 vitesh.

1

Pep Guardiola kryeson këtë renditje speciale. Trajneri i Manchester City, kampion i freskët i Anglisë dhe fitues i Carabao Cup. Më 29 maj do të luajë në finalen e Champions League.